Sot vazhdon dialogu Kosovë - Serbi

Aktuale

Sot vazhdon dialogu Kosovë - Serbi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 07:13
Thaçi, Mogerini dhe Vuçiq

Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë, kështu ka njoftuar Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Tema të diskutimit janë paraparë; marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme.

Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars.

Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat