Kosova ende nuk ka aplikuar në KiE, Hoxhaj thotë se duhet të ndodhë sa më shpejt

Aktuale

Kosova ende nuk ka aplikuar në KiE, Hoxhaj thotë se duhet të ndodhë sa më shpejt

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:21
Enver Hoxhaj


Këshilli i Evropës është organizata tjetër e radhës që Kosova synon të aplikoj këtë vit.

Në dhjetor të vitit të kaluar në qeveri u diskutua rreth aplikimit për anëtarësim në këtë organizatë, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Për zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj, KiE është organizata më e rëndësishme në Evropë pas Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vendi ynë duhet të aplikojë sa më parë në KiE.

“Aplikimi në KiE duhet të ndodhë sa më parë meqë Kosova nuk ka pas asnjëherë një kontekst më të përshtatshëm brenda Këshillit të Evropës sesa tani. Gjatë dy viteve të ardhshme KiE do të udhëhiqet nga shtete anëtare që e kanë njohur Kosovës dhe nëse aplikojmë tash sa mund të hyjmë në rend të ditës po aq mund të fillojmë të plotësojmë kushtet për tu bërë anëtarë të plotë të KiE”, ka thënë Hoxhaj për lajmi.net.

Hoxhaj ka shtuar se tani është koha për aplikim ndërsa anëtarësimi është proces që merr 1 deri në 3 vite.

Theksojmë se Këshilli i Evropës është shumë i i rëndësishëm për marrëdhëniet midis vendeve të ndryshme në Evropë dhe shërben si një institucion ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat