Lekaj: Po të mos ishin numrat, nuk do të thirrej seanca për demarkacionin

Aktuale

Lekaj: Po të mos ishin numrat, nuk do të thirrej seanca për demarkacionin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:08
Pal Lekaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka theksuar se që nga dita e nesërme demarkacioni nuk do të jetë më si pikë e rendit të ditës.

Ai në një prononcim për media ka theksuar se është më së i bindur se nesër do të votohet marrëveshja e demarkacionit.

“Numrat janë. Dy të tretat e deputetëve do ta votojnë këtë marrëveshje. Arsyeja pse është thirrur seanca tregon se janë numrat. Ndryshe nuk do të thirrej”, ka shtuar Lekaj.

Ndryshe,  një ditë para se marrëveshja e demarkacionit me Malin e të Zi të jetë në Kuvend, ende nuk dihet saktë nëse janë siguruar votat apo jo, ku për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Kundër kësaj marrëveshje janë deklaruar Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka tri vite që nuk e merr bekimin e Kuvendit, ndërkaq ratifikimi i kësaj marrëveshje është një ndër kriteret e liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat