Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka konfirmuar sërish se LDK-ja do të votoj në favor të demarkacionit në seancën e radhës.
Hoti në një postim në Facebook ka thënë se koalicionit qeverisës i takon të siguroj 62 vota.
Postimi i plotë:
27 votat e deputeteve te LDK-se jane ne favor te ratifikimit te marreveshjes se demarkacionit te kufirit me Malin e Zi. "Keqinterpretimi" i qellimshem qe disa medie po i bejne postimit te deputetit Ramiz Kelmendi eshte perpjekje e kote per zhvendosjen e vemendjes nga pamundesia e koalicionit qeverises per t'i siguruar te gjitha votat e shumices se brishte parlamentare.
Koalicionit qeverises i takon t'i siguroj 62 vota. Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputeteve serbe, per shkak se me votat e tyre e mbajne ne kembe qeverine e brishte./BS