Jahjaga: Viktimat e dhunës seksuale janë lënë anash për vite të tëra

Aktuale

Jahjaga: Viktimat e dhunës seksuale janë lënë anash për vite të tëra

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:50
Atifete Jahjaga

(E plotësuar) - Kur po bëhen gati 19 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk janë përmendur fare si kategori e viktimave të luftës.

Kështu deklaroi sot ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në konferencën “Përtej Mbështetjes Financiare”, ku u diskutua për mundësinë e krijimit të programit për trajtim të traumës.

Program i cili sipas saj, do të ndihmojë të përmbushet boshllëku ekzistues në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për mbi 20 mijë burra dhe gra të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Jahjaga tha se mbështetja financiare e cila deri më tani ka munguar për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë nuk mjafton. Për  këtë ajo theksoi se nevojitet përkrahje e vazhdueshme për këtë kategori derisa cak final duhet të jetë drejtësia dhe vënia para gjyqit e të gjithë atyre që kanë kryer krime.

Jahjaga: Të mbijetuarit e luftës seksuale kanë nevojë për ndihmë, përtej mbështetjes financiare

“Të mbijetuarit e luftës seksuale në Kosovë kanë nevojë për ndihmë, përtej mbështetjes financiare. Sepse për më shumë se 15 vite pas përfundimit të luftës, të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë përmendur fare si kategori e viktimave të luftës. Si shoqëri dhe si shtet kemi injoruar vuajtjet pikë së pari, nevojat e tyre dhe tmerrin në të cilin ende gjendet secila viktimë. Në këtë mënyrë i kemi heshtur, izoluar dhe i kemi lënë në mëshirën e askujt. Ose nuk kemi qenë të vetëdijshëm se po e bëjmë këtë, ose nuk kemi dashur që të jemi të vetëdijshëm.  Caku ynë final duhet të jetë për një drejtësi dhe vënie para gjyqit të gjithë atyre që kanë kryer këto krime makabre”, tha ajo.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se çështja e barazisë gjinore në Kosovë është e vonuar, teksa theksoi se edhe më e ndjeshme është çështja e viktimave të dhunës seksuale.

Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë, porse tha se duhet një angazhim i të gjithë akterëve në mënyrë që viktimave të dhunës seksuale t'iu ofrohet një jetë e dinjitetshme.

Haradinaj:  Misionet e vendit e ndjejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë

“Është një situatë e ndjeshme. Misionet e Kosovës edhe pse ndoshta jo dhe aq të përgatitura, dhe jo me aq njohuri dhe përvoja në këto tema, mendoj se e kanë dëshmuar një gatishmëri të theksuar tek viktimat e dhunës seksuale,  që të mund të fitojnë të drejtën e vet. Dua t’ju siguroj se misionet e vendit e ndjejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe po ashtu e dinë se kjo temë kërkon angazhimin e të gjithëve... Ju sigurojmë se ajo që është e natyrës sonë si ekzekutiv dhe legjislativ, ne do t’i zbatojmë”, tha Haradinaj.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se në kuadër të mbështetjes për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë, janë të gatshëm që të bashkëpunojnë në shërbim të ofrimit të përkrahjes konstante të cilat janë të vazhdueshme dhe mbesin të përhershme.

Ai bëri të ditur se deri më tani sekretaria shtetërore ka pranuar mbi 180 aplikacione për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit.

Reçica: Kompensimi material të cilin këto kategori do ta përfitojnë lehtëson sadopak jetën e tyre

“Sekretaria shtetërore deri më tani ka pranuar mbi 180 aplikacione. Jemi të vetëdijshëm që kompensimi material të cilin këto kategori do ta përfitojnë, lehtëson sadopak kushtet e vështira jetësore të tyre, por nuk mjafton të shlyejë plagët e kësaj kategorie” , u shpreh ministri.

Ndërsa Ilirjana Gashi nga Women4Women tha se janë mbi 20 mijë  viktima dhe të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, të cilët kanë gjetur forcën për t’u ballafaquar jo vetëm me traumën, por edhe me sfidat e injorimit dhe probleme  tjera.

Ajo tha se e drejta e tyre për pension duhet të përmbushet me mbështetje profesionale që ta tejkalojnë traumën.

***

Në kuadër të Javës së Gruas, është mbajtur konferenca "Përtej Mbështetjes Financiare", për të trajtuar aspektin e përkrahjes për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se çështja e barazisë gjinore në Kosovë është e vonuar, teksa theksoi se edhe më e ndjeshme është çështja e viktimave të dhunës seksuale. Ai shprehi mbështetjen e tij të plotë për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë, porse tha se duhet një angazhim i të gjithë akterëve në mënyrë që viktimave të dhunës seksuale t'iu ofrohet një jetë e dinjitetshme.

"Çështja gjinore në Kosovë është në një stad më të vonuar. Kur jemi tek viktimat e dhunës është një situate e ndjeshme. Viktimat e dhunës duhet të fitojnë të drejtën e vet. Institucionet e vendit e ndjejnë pjesën e përgjegjësisë por duhet një angazhim i të gjithëve. Që të mund t'iu sigurojmë trajtim të dinjitetshëm në Qeveri. Ajo që është nga ne, nga legjislativi dhe ekzekutivi, ne do t'i zbatojmë", tha Haradinaj.

Edhe ish -presidentja Atifete Jahjaga potencoi se viktimat e dhunës seksuale në Kosovë janë lënë anash për vite të tëra pas luftës në Kosovë. Teksa u shpreh se finale duhet të jetë vënia para gjyqit e të gjithë atyre që kanë kryer krime.

 "Besoj dhe uroj që përmes këtij programi të përmbushet boshllëku ekzistues për mbi 20 mijë burra dhe gra të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Garantimi i të drejtave të tyre do të jenë në fokusin tim edhe në të ardhmen edhe përmes një platforme të re e cila do të lansohet së shpejti. Mbështetja financiare që ka ardhur deri më tash, ne e dimë se nuk mjafton. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë më shumë se për ndihmë financiare. Si shoqëri dhe si shtet kemi injoruar dhembjen dhe nevojën e tyre. Në këtë mënyrë i keni heshtur dhe i kemi lënë në mëshirën e askujt", u shpreh Jahjaga.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se në kuadër të mbështetjes për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë, Recica tha se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë në shërbim të ofrimit të përkrahjes konstante të cilat janë të vazhdueshme dhe mbesin të përhershme.

"Komisioni Qeveritar ka nisur zyrtarisht procesin e verifikimit dhe statusit dhe sekretaria deri më tani ka pranuar 180 deri më tani. Ne e dimë se kjo nuk mjafton të shlyejë plagët e tyre. Ne jemi duke punuar t'iu ofrojmë aftësim profesional dhe punësim", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat