Diplomatja nga Amerika kritikë për numrin e vogël të grave në vendimmarrje

Aktuale

Diplomatja nga Amerika kritikë për numrin e vogël të grave në vendimmarrje

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:59
Colleen Hyland

Colleen Hyland zëvendës shefe e misionit të SHBA së në Kosovë tha se kjo javë është kremtim dhe mundësi për t’i thyer barrierat për pjesëmarrjen politike e ekonomike të grave.

Hyland tha se përderisa luftimi i korrupsionit dhe transparenca është jetike për Kosovën dhe se tema transparenca dhe llogaridhënia është e kohës. 

"Kosova duhet të tërheq talentin e çdo qytetari. Duhet ta pranojmë që në këtë çast nuk po ndodh. Veq nëse e shohim përbërjen e Qeverisë tash Kosova nuk po del mire janë vetëm dy ministre. Ndërsa në Kuvend asnjë Grup parlamentar nuk udhëhiqet nga një grua. Nëse i shohim 38 komunat asnjë kryetare e komunës nuk është femër. Me këtë problem nuk përballet vetëm Kosova”, ka thënë Hyland.

Sipas saj ka gra të talentuara dhe të përkushtuara, por vetëm duhet t’u ipet mundësia.

Ajo tha se Kosovës i duhen më shumë  gra të angazhuara në çdo aspekt të jetës në çdo komunë. “Duhet të sigurohemi që zëri i grave po dëgjohet”, tha Hyland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat