Përplasje verbale e Albulena Haxhiut dhe Hajdar Beqës

Aktuale

Përplasje verbale e Albulena Haxhiut dhe Hajdar Beqës

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:04
Komisioni parlamentar për Legjislacion

(E plotësuar)- Mos përkrahja e një mocioni të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shtyrë deputeten Albulena Haxhiu dhe Hajdar Beqën deputet i PDK-së që të kenë një përplasje verbal në Komisionin për Legjislacion dhe Mandate.

Meqë deputeti Beqa me ton të lartë tha se mocioni nuk është  i qartë, deputetja Haxhiu kërkoi nga ai që mos ta ngris zërin dhe të mos këtë tendencë në këtë drejtim.

Haxhiu- deputetit Beqa: Mos e ngrit zërin!

“Jam për me shqyrtuar kërkesën e Vetëvendosjes dhe të çdo deputeti që bënë kërkesë këtu apo Grupi Parlamentar. Unë isha shumë i qartë, nuk është i qartë mocioni, nuk tregon çka është ka doni, nuk tregon se cilat dispozita janë shkelur dhe nuk ka rekomandim. Çka me i rekomandua ne Kuvendit? Unë po propozoj të kthehet mbrapa.

(Ndërhyrje nga deputetja Albulena Haxhiu): Po të dëgjojmë të gjithë nuk ke nevojë me ngrit zërin dhe as me pas tendencë në këtë drejtim. (Hajdar Beqa): As ti nuk ki nevojë me ngritë zërin”, kështu është zhvilluar debati ndërmjet Beqës dhe Haxhiut.

Anëtarët e komisionit me shumicë votash kanë kthyer mbrapa për përpunim mocionin e GP të Vetëvendosje që supozohet se ka pasur shkelje të rregullores së Kuvendit të Kosovës në një prej seancave të kaluara në Kuvend.

Pas këtij, debate Komisioni ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatat, i cili për Korab Sejdiun, anëtar i Komisionit, ky projektligj fuqizon gjyqësorin, edhe pse sipas tij, ka disa nene që lënë mundësi për korrupsion në këtë sektor, andaj kërkoi që ky lëshim duhet të rregullohet.

Ai ka kërkuar që me këtë ligj, çdo gjykatë ta ketë nga një bashkëpunëtor profesional, ngaqë do të kishte të ketë  më shumë efikasitet në këtë fushë.

Sejdiu: Ligji i ri hap mundësinë për korrupsion

“Unë e shoh këtë si një mundësi për me fuqizuar gjyqësorin dhe me ia siguruar atë pavarësinë që gojën plotë e kemi pavarësi për gjyqësorin, por pastaj fillojmë nga pak të gjithë me degraduar. Kështu që unë mundem me i theksuar disa gjëra sot, p.sh., një prej gabimeve trashanike dhe dëmin më të madh që mundemi me ia bërë aktualisht gjyqësorit, është ajo që e kanë bërë me këtë ligj, që është eliminimi i departamentit administrative në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe dërgimi I këtyre lëndëve nëpër departamente të përgjithshme të degëve. Këtu po flasim për miliona euro të shtetit, që pastaj përveç që qytetarët do të abuzohet do të ketë pritje shumë vjeçare, njëkohësisht do të hap mundësinë për korrupsion. Po ashtu do ta pamundësoj edhe më tutje mbrojtjen e shtetit të Kosovës, pasi që edhe në Prishtinë në pjesën dërmuese të seancave administrative avokatura e shtetit nuk ka kapacitete dhe nuk merr pjesë në mbrojtje të shtetit”, ka thënë Sejdiu.

Anëtari tjetër i komisionit, Sami Kurteshi ka thënë se pragu i fitimit të gjyqtarëve nga 25 përqind jashtë profesionit është i lartë, ngase ka shumë lëndë të pazgjidhura nëpër gjykata.

Kurteshi: Pragu i fitimit jashtë profesionit edhe 25 për qind është jashtëzakonisht i madh    

“Pragu i fitimit jashtë profesionit edhe 25 për qind është jashtëzakonisht I madh, kur e marrim parasysh se kanë mbetur prej 350 mijë – deri 400 mijë lëndë që presin për zgjidhje. E dyta, unë e mbështes edhe propozimin për një bashkëpunëtorë profesional, realisht në gjyqësorin tonë ky është një problem shumë I madh që nuk trajtohet si duhet”, ka thënë Kurteshi.

Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka përkrahur këtë projektligj në parim, derisa tha se në lexim të dytë do t’i shprehin vërejtjet për projektligjin për Gjykatat.

Komisioni  në këtë mbledhje  ka miratuar marrëveshjen për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar.

Komisioni parlamentar për Legjislacion sot pas shqyrtimit ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatat, i cili fuqizon gjyqësorin.

Korab Sejdiu, anëtar i Komisionit, ka thënë se ky projektligj fuqizon gjyqësorin, edhe pse sipas tij, ka disa nene që lënë mundësi për korrupsion në këtë sektor, andaj kërkoi që ky lëshim duhet të rregullohet.

“Me këtë ligj ta bëjmë që çdo gjykatë ta ketë nga një bashkëpunëtor profesional, ngaqë do të kishte me pasur më shumë efikasitet në këtë fushë”, ka thënë Sejdiu.

Anëtari tjetër i komisionit, Sami Kurteshi ka thënë se pragu i fitimit të gjyqtarëve nga 25 për qind jashtë profesionit është e lartë, ngase ka shumë lëndë të pazgjidhura.

Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka përkrah këtë projektligj në parim, derisa tha se në lexim të dytë do t’i shprehin vërejtjet për projektligjin për gjykatat.

Anëtarët e komisionit me shumicë votash kanë kthyer mbrapa për përpunim mocionin e GP të Vetëvendosje për shkeljen e rregullores së Kuvendit të Kosovës në një prej seancave të kaluara në kuvend.

Komisioni ka miratuar marrëveshjen për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat