Arifi flet për temat që dialogohen sot në Bruksel

Aktuale

Arifi flet për temat që dialogohen sot në Bruksel

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:21
Avni Arifi

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka folur për klankosova.tv për raundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi, i cili pritet të mbahet sot në Bruksel.

Arifi ka thënë se ky takim pritet të fillojë në ora 14.00 ndërsa ka theksuar se ende nuk e di nëse mund të finalizohet ndonjë marrëveshje rreth temave për të cilat do të diskutohen.

”Mbetet të shohim”,  është shprehur ai për klankosova.tv, rreth mundësive të arritjes së ndonjë marrëveshjeje për ndonjërën nga temat për të cilat dhe pritet të diskutohen sot në Bruksel.

Shefi i delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë, ka potencuar edhe njëherë se Asociacioni i Komunave, Energjia dhe Ura e Mitrovicës, janë tre temat për të cilat do të dialogohet sot në raundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat