Deputeti Zemaj merr pjesë në Konferencën dy ditore në Bullgari, tregon çka është biseduar!

Aktuale

Deputeti Zemaj merr pjesë në Konferencën dy ditore në Bullgari, tregon çka është biseduar!

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:47
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj sot me ftesë të Kryetarit, Tsvetan Tsvetanov, kryetar i Komisionit për Siguri të Brendshme dhe Rend Publik të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë ka marrë pjesë në Konferencën dy ditore të Grupit të Përbashkët të Shqyrtimit Parlamentar mbi Agjencinë e BE-së, për bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit – Europol.

Zemaj ka treguar se gjatë kësaj vizite ka takuar edhe deputetë të Parlamenteve Nacionale të shteteve të Bashkimit Evropian, kryesisht nga EPP-ja si dhe udhëheqësit e EUROPOL-it.

Ai thotë se kanë biseduar për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit institucional të institucioneve të Kosovës me EUROPOL-in.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Kryetarit z. Tsvetan Tsvetanov, Kryetar i Komisisionit për Siguri te Brendshme dhe Rend Publik të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, sot pata nderin dhe kënaqësin të jemë pjesëmarrës në Konferencën dy ditore të Grupit të Përbashkët të Shqyrtimit Parlamentar mbi Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit –EUROPOL.

Gjatë kësaj Konference, kisha takime me z. Tsvetan Tsvetanov, Kryetar i Komisisionit për Siguri të Brendshme dhe Rend Publik të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, me z. Claude Moraes, Kryetar i Komisionit për Drejta Civile, Drejtësi dhe Cështje të Brendshme (LIBE)- të Parlamentit Evropian ku shpreha falenderimet e mia për ftesën si dhe i njoftova për angazhimin Institucional të Republikës së Kosovës sa i përket sundimit të ligjit si dhe nivelin e bashkëpunimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës me EUROPOLIN.

Po ashtu, takova edhe deputetë të Parlamenteve Nacionale të shteteve të Bashkimit Evropian, deputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht, nga EPP-ja, si dhe udhëheqësit e EUROPOLIT-it, ku biseduam për mundësin e forcimit të bashkëpunimit institucional të Istitucioneve të Republikës së Kosovës me EUROPOL-in dhe rëndësin e bashkëpunimit për luftimin e krimit të organizuar i cili nuk njeh kufij nacional. Pra, theksova së rëndësia e këtij bashkëpunimi qëndron në partneritet të plotë dhe besim reciprok institucional, ku mund të kemi rezultate konkrete në luftimin e dukurive negative-siguri më të madhe për qytetarët e vendeve tona. Bullgaria-Sofje 18-19 mars, 2018.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat