Nga janari Isa Mustafa po qëndron në gjermani, çfarë po ndodhë me shëndetin e tij? Flet këshilltari i ish-kryeministrit

Aktuale

Nga janari Isa Mustafa po qëndron në gjermani, çfarë po ndodhë me shëndetin e tij? Flet këshilltari i ish-kryeministrit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:17
Isa Mustafa

Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj në një deklaratë, është shprehur optimist se kthimi i Isa Mustafës në Kosovë do të ndodhë shumë shpejt. Por Gecaj nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të ndodhë ky kthim i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Është në përmirësim të dukshëm. Mjeket janë jashtëzakonisht optimist se shpejt do të mund të kthehet në Kosovë dhe se të gjithë këtë do ta kaloj pa pasoja në te ardhmen”, deklaroi ai.

Duhet theksuar se, në muajin janar, Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat