Vëllai i deputetit të vrarë thirrje deputetëve të LDK-së: Mos u bëni argat të Ramushit!

Aktuale

Vëllai i deputetit të vrarë thirrje deputetëve të LDK-së: Mos u bëni argat të Ramushit!

Nga: P.R Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:49
LDK, Kuvend

Vëllai i Smajl Hajdarajt, deputeti i LDK-së, i vrarë pas luftës, Fazli Hajdaraj, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar një thirrje ndaj deputetëve të LDK-së.

“Deputetët e LDK-së nëse nesër e votojnë marrëveshjen e demarkimit të kufirit më Malin e Zi, ia bëjnë të mundshme Ramush Haradinaj të jetë në pushtet edhe më tutje, i cili më kauzën së po humbim tokë deshi ta djegë Kosovën, veq për tu bërë Kryeministër. As një variant tjetër përveç kufirit në Qakorr, Kullë dhe Zhleb nuk duhët të votohet, e sidomos nga deputetët e Dukagjinit dhë Vjosa Osmanit të cilët e kundershtonin sa ishte Isa Mustafa Kryeministër, tani ndërruat qëndrimin, a vetëm pse Ramushi është Kryeministër a?…Pse…? Ndoshta harruat së krejtë u bënë bashkë PDK, AAK, Nisma, Shkiet,Boshnjakët, Ashkalit, Turqit, Romët e dreqi e biri dhe rrezuan Qeverinë që udhëhiqej nga LDK-JA. LDK-ja nuk guxon të bëhët argat i Ramushit siq ishte dikur argat i Hashimit! Urojmë që t’mos bëhëni të tillë”, ka shkruar Hajdaraj në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Image
Vëllai i Smajl Hajdarajt, deputeti i LDK-së, i vrarë pas luftës, Fazli Hajdaraj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat