“Korrupsioni dhe kriminaliteti do të jenë sfidat e radhës”

Aktuale

“Korrupsioni dhe kriminaliteti do të jenë sfidat e radhës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 mars 2018 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, duke folur rreth asaj se përse qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë të cilët nuk kanë të drejtën e lëvizje, ka thënë për “Bota sot” se  kanë kaluar tri vite që Kosova po vendnumëron dhe si shkak i mos arritjeve të konsensuseve për çështje nacionale të partive politike ku si pasojë e saj, është pa dyshim kosto e qytetarëve.

“Qytetarët e Kosovës mjerisht janë të vetmit qytetar të Evropës të cilët nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të trajtuar si të diskriminuar para Ambasadave të cilat në shtetet e tyre pretendojnë për një demokraci të zhvilluar me shumë të drejta por që shkelin të drejtat elementare të më pak se dy milion banorëve të Kosovës. Konsideroje se ( nesër) të martën demarkacioni duhet të marr një epilog, andaj do të ishte mirë që të ecim tutje me dhimbje e pa dhimbje, ngase plaga është prezentë, ku fatkeqësisht do të jetë dhe kosto e shërimit të plagës ku gjurma e saj do të mbetet e shënuar, dhe koha do ti tregojë. Sikur të kalonin shqiptarët përtej interesave të ngushta dhe egove për të grabitur elektorat të pa vetëdijesuar dhe për të synuar pushtet të pamerituar, atëherë nuk do të duhej që plaga të freskohet shumë, sepse do të kurohet nga votat shqiptare, në të kundërtën sipas parimeve të sistemit që po jetojmë, sot asgjë nuk falet”, ka thënë Haziri.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, ky qëllim final është i “Srpska List” si një dorë e zgjatur e politikave serbe që burojnë nga “Francuska 7” dhe nga kisha Ortodokse serbe, dhe që është të akorduar me interesat e politikave ruse për regjion me shërbimet tjera antishqiptare.

“Debati për këtë temë duhet t ekzistoje, qartësimet për mundësin e përmasimit për sa pala malazeze shpreh vullnet do të ishin të dëshiruar, pavarësisht se sa është relevante se deklaratat e dy presidentëve do të jenë në perspektiv të qëndrueshme dhe të zbatueshme dhe implementueshme në teren. Çakorri, Zhlebi , kullosat , varrezat, fushat ,mrizet, lëndinat e shumë kujtime tjera urojë të mos mbesin kujtime të historisë sikur që ne jemi mësuar të kujtojmë nga e kaluar e jonë e dhimbshme. Sido që të jetë nuk kemi shumë hapësira për të kërkuar zgjidhje më të mirë, ngase kauzat në praktikat ndërkombëtare shpesh janë kthyer në bumerang politike”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se opozita e atëhershme në vend të veprimeve praktike, këtë çështje të ndjeshme që i takon sovranit, e ktheu në kauzë politike duke e shprehur lakminë e hapur për pushtet dhe fotelet e luksit si të sheikëve.

“Shpresojë se ky proces i hiles së të gjithëve do të përmbyllet, por dilema mbetet se çka do të shpiket në kërkesat dhe proceset e ardhshme. Konsiderojë se ata që duhet të thellohen në problemet e shumta që ka Kosova për ti zgjedhur, ju kanë qëndruar dhe i qëndrojnë shumë karshi. Dhe pikërisht për këtë mendoj se korrupsioni dhe kriminaliteti do të jenë sfidat e radhës për politik bërje si inkurajues i gjyqësorit i cili është mjaft i kontrolluar nga sponzorusit politik. Kjo gjë po ashtu do të jetë betejë e pa fituar pa ndërhyrjen e një procesi ,Vetingu sikur në Shqipëri . Andaj nuk do të dëshiroja që t’ju bien ndërmend edhe “Zajednica” si një ndër kushtet për liberalizimi sepse është çështje e diskutuar, e shoshitur dukshëm ne Bruksel dhe aspak nuk i dihet se çka zihet në raportuarin e diplomacive. Në fund urojë qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë  ashtu siç e meritojnë, sepse ata i takojnë këtij qytetërimi” është shprehur njohësi i çështjeve politike Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat