Selimi: Kujt i kemi borxh t’i falim territor?

Aktuale

Selimi: Kujt i kemi borxh t’i falim territor?

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:04
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se edhe sikur të ishte i bindur apo nën presin për të votuar demarkacionin me Malin e Zi, ai nuk ka të drejt t’i jap askujt të territor.

Selimi ka thënë se marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, nuk mund të korrigjohet, pasi njëra palë tanimë e ka votuar në Kuvend.

“Kushti i demarkacionit për liberalizimin e vizave është i padrejtë dhe nuk mund të japim territor për këto gjëra. Edhe sikur unë të isha i bindur apo nën presin për të votuar, unë nuk kam të drejt t’i jap askujt territor dhe nuk ia jap vetës këtë të drejt në përputhje me të drejtën e deputetit“, tha ai.

Ai shtoi se nuk ka hasur qytetarë të përgjegjshëm që janë të gatshëm të japin territor por kam hasur qytetarë që janë në hamendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat