Avdullah Hoti thumbon Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin

Aktuale

Avdullah Hoti thumbon Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin

Nga: N.H/P.R Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:42
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK do ta përkrahë këtë marrëveshje.

“Ne besojmë që marrëveshja është e drejt përmes neneve 7, 9 dhe 11 të marrëveshjes ku palët obligohen që të shikojnë marrëveshjen nëse paraqiten fakte të reja, pra formohen trupa të përbashkët për të shqyrtuar faktet e reja, përpilohet marrëveshja e re dhe bëhet ratifikimi. Prandaj LDK e ka mbështetur këtë proces, prandaj miqtë na kanë mbështetur në këtë proces...Kolegë të VV-së, e dhe ju e dini që ratifikimi i kësaj marrëveshje siguron lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshja kontribuon shumë në proceset eurointegruese të Kosovës, marrëveshja hap rrugë për forcimin e subjektivitetit të shtetit...Tash çfarë duhet të bëjë Haradinaj pas ratifikimit të kësaj marrëveshje? Me rregullat e demokracisë pas ratifikimit të marrëveshjes ai duhet të japë dorëheqje, Kuvendi duhet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje dhe sovrani të vendosë se kush e udhëheq Kosovën drejt integrimeve evropiane”, ka thënë Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Më tej Hoti ka thënë se Haradinaj sa ishte në opozitë e sulmonte ashpër LDK-në dhe Qeverinë e Isa Mustafës, ndërsa tani vet po e mbështet ratifikimin e demarkacionit. Ai ka thënë se pas ratifikimit të demarkacionit, Haradinaj duhet të jap dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat