Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk e votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Aktuale

Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk e votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:12
Visar Ymeri

(E plotësuar) - Deputeti Visar Ymeri tha se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi përmban një mori dëshirash të individëve brenda kabinetit qeveritar, teksa pranoi se për shkak të relievit mund të ketë nevojë për korrektime, porse asnjëherë nuk merr përmasa të mijëra hektarëve, siç edhe ka ndodhur ne rastin e Kosovës.

Ymeri: Këto korrektime nuk do t’i kthejnë ato mijëra hektarë që janë humbë

“Natyrisht se ka korrektime kur vendosen gurët kufitar në teren. Pra secilin rast të shënimit të vijës kufitare në teren, obligohen të dyja palët që me marrëveshje të kenë korrektime për shkak të relievit e kështu me radhë, që e përcakton dhe kushtëzon një lloj korrektimi. Mirëpo këto lëvizje asnjëherë nuk marrin përmasa të hektarëve, qindra apo mijëra hektarëve siç po pretendohet në rastin tonë. Pra, këto korrektime nuk do t’i kthejnë ato mijëra hektarë që janë humbë”, tha Ymeri.

Teksa bëri të ditur se si grup parlamentar nuk e votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, shtoi se Qeveria aktuale e Kosovës vuan nga kompleksi i multipersonalitetit, për shkak të mënyrës se si përfaqësojnë qëndrime të kundërta dhe përjashtuese për njëra – tjetrën.

Sipas tij kjo më së miri shihet në ligjin për ratifikimin e marrëveshjes.

Ymeri: Aty praktikisht janë përmbledhur të gjitha dëshirat e Kabinetit Qeveritar

“Aty praktikisht janë përmbledhur të gjitha dëshirat e kabinetit qeveritar apo të individëve brenda kabinetit. Njërën anë është marrëveshja për demarkacion e nënshkruar në vitin 2015 nga Hashim Thaçi si ministër i Jashtëm dhe Skënder Hyseni si ministër i Brendshëm, me homologët e tyre malazez, e cila vjen si rezultat i punës së Komisionit Shtetëror të drejtuar nga Murat Meha i cili ka pasur mandat zyrtar për demarkim dhe mirëmbajte  të kufirit e jo për të caktuar vijë të re të kufirit siç ka bërë. Dhe e kemi raportin e Komisionit të ri shtetëror, i cili është emëruar nga kryeministri Haradinaj, e drejtuar nga prof. Shpejtim Bulliqi, i cili thotë se marrëveshja paraprake është e gabuar dhe Komisioni shtetëror në mandatin e kaluar e ka kaluar mandatin. Dhe ka caktuar kufi të ri në vend të shënjimit të atij ekzistues”, tha ai.

Sipas tij, kushdo që e ka ndërruar mendjen për këtë marrëveshje,  duhet të jetë i me qytetarët dhe t’iu tregojë se ato 8 mijë e 200 hektarë konstatohet se do t’i humbë Republika e Kosovës me Malin e Zi”, theksoi Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat