Flasin nga VV, kështu do ta kundërshtojnë votimin e Demarkacionit

Aktuale

Flasin nga VV, kështu do ta kundërshtojnë votimin e Demarkacionit

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 20 mars 2018 Në ora: 17:21
Arbër Rexhaj

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo seancë është thirrur disa herë, por për shkak të mungesës së kuorumit është shtyrë. Kundër kësaj marrëveshje janë deklaruar deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe 12 12 deputetët e Grupit të Pavarur.

Arbër Rexhaj, deputet nga radhët e VV-së në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, votimin e kësaj marrëveshje e cilëson si humbje territori. Rexhaj thekson se Kosova me këtë marrëveshje humb 8200 ha tokë.

‘’ Ne, deputetët e VETËVENDOSJE!s do të flasim të gjithë në Kuvendin e Kosovës duke treguar se ratifikimi i kësaj marrëveshjë e shpëton Hashim Thaçin nga tradhëtia kombëtare të cilën po ia mundëson kryeministri i vendit. Me këtë marrëveshje ne do të humbim 8200 ha tokë’’, tha Rexhaj.

Deputeti tutje thekson se nëse votohet kjo marrëveshje atëhere Vetëvendosje do ta kundërshtojnë në mënyrë demokratike duke kujtuar herët e kaluara.

‘’Haradinaj që ia hidhte hartat fytyrës Murat Mehës fytyrës tash çfarë mund të thotë. Ne, besojmë që ka deputet të cilët e mbrojnë territorin dhe sovranitetin e vendit me votën kundër edhe mbrenda subjekteve tjera parlamentare. Ne kundërshtimet tona do t'i bëjmë përmes metodave demokratike, ashtu siç kemi bërë përherë’’, përfundon Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat