Haxhiu deputetëve: Ku po e merrni të drejtën të shisni tokën e Kosovës?

Aktuale

Haxhiu deputetëve: Ku po e merrni të drejtën të shisni tokën e Kosovës?

Nga: G.B Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:46
Albulena Haxhiu

Deputetja nga Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka thënë se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk duhet të kalojë dhe se kjo marrëveshje është vënë si kusht për liberalizim të vizave, sepse ashtu ka dashur Hashim Thaçi, raporton Bota sot.

Në fjalën e saj në Kuvend, ajo tha se Thaçi veproi kështu pasi ka menduar se kështu do të kalojë më lehtë kjo marrëveshje.

?Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se partia e saj me kundërshtimin e kësaj çështje vite më parë e ka mbrojtur territorin e Kosovës, e njësoj sipas saj duhet të bënin edhe sot deputetët e tjerë.

"Ne e shpëtuam Kosovën dhe territorin. Sot është për keqardhje që ata që e mbanin flamurin e kundërshtimit sot e përkrahin çështjen e Demarkacionit", tha Haxhiu.

Ajo po ashtu gjatë fjalës së saj "thumboi" edhe kryeministrin Haradinaj pasi që ai ishte kundërshtues i kësaj marrëveshje.

"Kryeministër po ta respektoje vullnetin e qytetarëve sot do ishe këtu duke jetësuar raportin Bulliqi, raport ky që thekson se me atë marrëveshje janë dëmtuar interesat e shtetit të Kosovës, e nuk do ishe këtu duke përkrahur këtë çështje", theksoi Haradinaj.

Haxhiu gjithashtu pyeti deputetët se ku po e marrin ata të drejtën me fal tokën e Kosovës, duke shtuar se "sot secili prej jush po e shkelni me këmbë betimin që e keni dhënë si deputet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat