"Deputetët s'po kanë durim ta dëgjojnë njëri-tjetrin, e qytetarët edhe më pak"

Aktuale

"Deputetët s'po kanë durim ta dëgjojnë njëri-tjetrin, e qytetarët edhe më pak"

Nga: H.O. Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:03
Kuvendi i Kosoves

Monitoruesi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se në Kuvend nuk janë të pranishëm as gjysma e deputetëve. Sipas tij kjo po ndodhë pasi deputetët nuk po kanë durim ta dëgjojnë njëri tjetrin.

Postimi i plotë:

Në sallën e Kuvenit nuk janë të pranishëm as gjysma e deputetëve. Çka patën për të thënë, e thanë shefat e grupeve parlamentare. Deputetët nuk po kanë durim të dëgjojnë njëri tjetrin, e qytetarët t’i dëgjojnë ata edhe më pak. I dëgjuan për tre vite, nuk thanë asgjë.

Një deputet që ka mbështetjen e të paktën një grupi parlamentar, mund të paraqes mocion procedural për ta përfunduar debatin dhe të shkohet menjëherë në votim. Mocioni shqyrtohet nga shefat e grupeve parlamentare dhe votohet menjëherë.

Kështu na kurseni edhe neve edhe veten./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat