Reagon Krasniqi kundrejt deputetëve, qytetarët ju dëgjuan boll për tri vite, nuk thatë asgjë

Aktuale

Reagon Krasniqi kundrejt deputetëve, qytetarët ju dëgjuan boll për tri vite, nuk thatë asgjë

Nga: S.R Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:06
Albert Krasniqi

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Deputetët e Republikës së Kosovës po i mbajnë leksione njëri-tjetrit se pse duhet apo nuk duhet të votohet Demarkacionit.

Albert Krasniqi nga KDI nëpërmjet një postimi në rrjetin shoqëror ‘’Facebook’’, thotë se debati i stërzgjatur po shkakton monotoni edhe tek qytetarët të cilët janë duke e përcjellur këtë seancë.

Në vijim postimi i plotë nga Krasniqi:

Në sallën e Kuvenit nuk janë të pranishëm as gjysma e deputetëve. Çka patën për të thënë, e thanë shefat e grupeve parlamentare. Deputetët nuk po kanë durim të dëgjojnë njëri tjetrin, e qytetarët t’i dëgjojnë ata edhe më pak. I dëgjuan për tre vite, nuk thanë asgjë.

Një deputet që ka mbështetjen e të paktën një grupi parlamentar, mund të paraqes mocion procedural për ta përfunduar debatin dhe të shkohet menjëherë në votim. Mocioni shqyrtohet nga shefat e grupeve parlamentare dhe votohet menjëherë.

Kështu na kurseni edhe neve edhe veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat