Ramiz Kelmendi nuk është as në QKUK as në spital të Pejës, por diku tjetër - Bota Sot
Ramiz Kelmendi nuk është as në QKUK as në spital të Pejës, por diku tjetër

Aktuale

E diel, 23 shtator 2018

Ramiz Kelmendi nuk është as në QKUK as në spital të Pejës, por diku tjetër

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:00
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit, në të cilën pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Në media u raportua se Kelmendi po qëndron në një klinikë në Pejë ku po pastron gjakun në tretman treditor, që ndryshe njihet si dializë.

Por, këtë proces Kelmendi po e kryen në shtëpinë e tij në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Deputeti Kelmendi nuk ndodhet as në QKUK e as në spitalin e Pejës, siç raportuan disa media. Ai është në shtëpinë e tij në Pejë, ku po e kryen dializën në kushte shtëpiake. Kelmendi po i kryjke këto shërbime në shtëpi”, ka thënë Fazliu.

Kujtojmë se Ramiz Kelmendi po përflitet se ka ndryshuar mendje për demarkacion, dhe se edhe po të ishte në seancë nuk do të votonte pro demarkacionit. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test