Deputetja e VV-së ia kujton LDK-së qëndrimin e Rugovës për demarkacion

Aktuale

Deputetja e VV-së ia kujton LDK-së qëndrimin e Rugovës për demarkacion

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:07
Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin ua ka rikujtuar qëndrimin e presidentit, Ibrahim Rugovës, deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nagavci ka thënë se presidenti Rugova kishte deklaruar se kufiri i Kosovës do të jetë në Çakorr, ashtu siç e ka dëshmuar raporti i komisionit Bulliqi.

“Dua t’i ftojë për vëmendje deputetët e LDK-së, në vitin 2002 vetë Ibrahim Rugova kishte deklaruar se pika kufitare me Mali  e Zi do të jetë pika e Çakorrit, madje në një hartë të botuar nga Qendra për Informim e Kosovës kufiri ishte në Çakorr ndërsa Bjelluha ishte brenda territorit të Kosovës, ashtu edhe siç duhet të jetë. Deklarata e presidentit Rugova ka qenë në vijë të njëjtë me punën e komisionit të zotëri Bulliqit që kanë konstatuar dhe kanë dëshmuar se kufiri që është caktuar i humbë Kosovës territor”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka thënë se për dallim nga Rugova deputetët e sotëm të LDK-së po mbrojnë qëndrimin e Thaçit dhe jo atë të presidentit të kësaj partie.

“Në takim të Rugovës me qytetarët rugovas citohet se Rugova iu ka thënë se Mali i Zi nuk ka çka kërkon nga Çakorri e këndej. Çakorri, Mokna dhe këto pjesë të tjera nuk do të prekën kishte thënë Rugova. Por disa vite pas kësaj deklaratës së Rugovës, deputetët e LDK-së nuk po mendojnë njëjtë si presidenti i kësaj partie. Ata po mendojnë si Thaçi, pra po e mbrojnë qëndrimin e Thaçit dhe po hedhin poshtë deklaratën e Rugovës”, ka deklaruar Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat