Dalin foto të reja, Haradinajn e merr gjumi kur flitet për demarkacionin

Aktuale

Dalin foto të reja, Haradinajn e merr gjumi kur flitet për demarkacionin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:10
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, debati në seancën për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, duket që e ka lodhur, pasi gjatë pjesës më të madhe të seancës, u pa teksa e merrte gjumi.

Për këtë arsye u ankua edhe deputetja Mimoza Kusari-Lilaj, e cila tha se

Kusari-Lilaj: Kryeministri e morri karrigen tash e merr gjumi

“Ky debat është vetëm një çështje rutinore se siç e pamë kryeministrin edhe gjumi e merr në këtë karrigë, se nuk ka më as koncentrim me vazhdu me këtë debat sepse i ka kry të gjitha argumentet që i ka pas, se e vetmja arsye që e ka përdorë këtë debat është për me marrë këtë karrigë, tash karrigen e ka marrë dhe e merr gjumi në këtë karrigë“, ka thënë ajo.

Ndërkohë, debati për demarkacionin po zhvillohet ende në Kuvendin e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat