Berisha: Ramiz Kelmendi u kërcënua nga zyrtarë të lartë politik

Aktuale

Berisha: Ramiz Kelmendi u kërcënua nga zyrtarë të lartë politik

Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:57
Besnik Berisha

Besnik Berisha këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka treguar se na kush ka marr kërcënime deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi.

“Këto kërcënime nuk janë të sodit, z.Kelmendi është kërcënuar në ditën kur ka vendos ti bashkohet LDK-së dhe ditën kur ka vendosur të shkojë në RTK dhe të japë intervistë për të treguar se do ti bashkohet LDK-së. Kërcënimet ndaj tij janë të evidentuara”, ka thënë Berisha.

Berisha ka theksuar se deputeti Kelmendi është kërcënuar nga zyrtarë të lartë politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat