Deputeti i VV-së Glauk Konjufca dhe ai i PDK-së Memli Krasniqi janë përplasur me fjalë në seancën e jashtëzakonshme.
Ishte Glauk Konjufca ai që tha se Listën Serbe e ka themeluar PDK me në krye Hashim Thaçin.
Ndaj kësaj fjalie ka reaguar Memli Krasniqi I cili ka përmendur Konjufcës se vetëm ata të Vetëvendosjes dhe deputetë të Listës Serbe e kundërshtojnë demarkacionin.
Kjo e ka shtyrë Konjufcën që të replikojë ndaj Krasniqit, për të ndërhyrë prapë ky I fundit.
Përplasja mes tyre ka vazhduar edhe pa mikrofona pasi që të dytë janë krejt afër njëri-tjetrit.
Konjufca, Krasniqit: I ke dy ditë shkollë që ta kuptosh pse Vetëvendosje s’e voton Demarkacionin
Glauk Konjufca, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës “ti Memli i ke dy ditë shkollë qe ta kuptosh dallimin pse ne s’e e votojmë Demarkacionin”.
“Ne duam ta mbrojmë territorin, ndërsa Lista Serbe kërkon akoma më shumë nga ju”, i ka thënë Konjufca, Krasniqit në Kuvend.
“Po i përzini këto gjëra për të krijuar opinion publik që me na barazuar neve me Listën Serbe”.
Krasniqi: Të vetmit kundër Demarkacionit janë Vetëvendosje dhe Lista Serbe
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe që ta votojnë Demarkacionit.
Krasniqi gjatë debatit që po vazhdon për demarkacionin me Malin e Zi ka thënë që të dy palët po e kundërshtojnë demarkacionin.
“Na leni të lirë të udhëtojmë”, ka thënë Krasniqi.
Konjufca, PDK-së: E keni krijuar Listën Serbe, marre duhet me ju ardh
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa.
“Listën Serbe e keni krijuar ju (PDK), në negociatat e Brukselit në vitin 2013. Hashim Thaçi ai idolli juaj, të cilin po e përmend e ka krijuar Listën Serbe. Ai e ka krijuar, kjo është shumë e vërtet”, ka thënë Konjufca duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së.
“Lista Serbe po pengon Ushtrinë e Kosovës, ju e keni në qeveri. Kush paska lidhje me Beogradin atëherë?”
“E ke krijuar Listën e Serbe, e ke fut në Qeveri, e tash del e akuzon opozitën. Marrë duhet me ju ardh”.