Abrashi thotë se Ramiz Kelmendi vjen edhe sonte në Kuvend nëse është nevoja

Aktuale

Abrashi thotë se Ramiz Kelmendi vjen edhe sonte në Kuvend nëse është nevoja

Më: 20 mars 2018 Në ora: 23:57
Ramiz Kelmendi

Sa i përket deklarimit të deputetit Ramiz Kelmendi se nuk do të vojë për marrëveshjen për Demarkacionin, Abrashi tha se ai është takuar me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, dhe është i gatshëm që të vij sonte në seancë.

Megjithatë sipas Abrashit shumica e deputetëve janë larguar nga salla pas fjalës së tyre, dhe disa janë larguar edhe nga Prishtina, dhe sipas tij seanca mund të shtyhet për nesër.

Grupi i LDK-së është unik. Ne vlerësojmë që nuk do ta mbajmë peng vendin.

“Z.Kelmendi është takuar nga shefi i LDK-së, ai është shprehur i gatshëm për të ardhur edhe sonte në Kuvend. Por megjithëse deputetët janë larguar  nga Prishtina, pasi kanë përfunduar dhe janë larguar nga Prishtina, dhe nuk e kemi parë të udhës që të vijë. Por megjithatë nuk i dihet, nëse është nevoja ai do të vijë”, ka deklaruar Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat