Zeka: Ata që se votojnë demarkacionin, janë kundër përparimit të Kosovës

Aktuale

Zeka: Ata që se votojnë demarkacionin, janë kundër përparimit të Kosovës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:18
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se deputetët të cilët nuk po e votojnë marrëveshjen e demarkacionit, janë kundër Bashkësisë Ndërkombëtare.

Madje ai dhe ka apeluar që deputeti Ramiz Kelmendi të jetë pjesë e seancës së sotme.

”Ështe një e mirë që qytetarët po e shohin fytyrën e çdo deputeti. Ata janë kundër çdo përparimi të këtij vendi, janë kundër Bashkësisë Ndërkombëtare”.

”Ishalla na vjen Ramiz djali sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat