Demarkacioni varet nga vota e këtij deputeti

Aktuale

Demarkacioni varet nga vota e këtij deputeti

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:02
Adem Hoxha

Adem Hoxha është deputeti në të cilën i ka shpresat koalicioni qeveritar për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha me përkatësi gorane por që bën pjesë në grupin parlamentar me Listën Serbe ka deklaruar më herët se nëse demarkacioni varet nga vota e tij ai do ta votojë atë.

Ai sot ka ardhur në seancën e jashtëzakonshme ku pritej që të votohej demarkacioni.

Por ajo u ndërpre pasi që deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës.

Me Hoxhën koalicioni i ka votat e nevojshme për ta votuar demarkacionin.

Për ta votuar këtë marrëveshje duhen dy të tretat e votave e që i bie 80 vota.

Pro demarkacionit janë shprehur deputetët e LDK-së që i kanë 27 deputetë, PDk që i ka 23, AAK me  kthimin e Donika Kadajt i ka 11 deputetë, Nisma 6 deputetë, 6 + i ka gjashtë deputetë si dhe gjashtë deputetë janë pa grup parlamentar e të cilët janë deklaruar pro demarkacionit.

Nëse mblidhen të gjitha këto vota janë 79 deputetë e që bashkë me votën e Adem Hoxhës bëhen 80 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat