Albin Kurti është dënuar me një vjet e gjysmë burg me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës.
Njëjtë si Kurti është dënuar edhe Albulena Haxhiu por kjo është dënuar me 1 vit e tre muaj.
Të dy këta dërgohen drejt në burg nëse brenda dy vitesh nga data e aktgjykimit përsërisin veprën e njëjtë.
Haxhiu dhe Kurti janë në sallën e Kuvendit ku pritet që të votohet demarkacioni me Malin e Zi.
Nëse ndezin gazin lotsjellës Kurti dhe Haxhiu dërgohen në paraburgim.
Në të njëjtën gjykim ishin dënuar edhe Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli.
Kadaj - Bujupi i është bashkuar AAK-së ndërsa Topalli është ndarë nga Vetëvendosje dhe bashkë me kolegë të tij kanë formuar grupin e ri parlamentar.