Vjen reagimi i parë nga Kadri Veseli pas sharjes që ua bëri deputetëve të Vetëvendosjes

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga Kadri Veseli pas sharjes që ua bëri deputetëve të Vetëvendosjes

Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:00
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për herë të parë për sharjen që ua bëri sot në Kuvend, deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët hodhën gaz lotsjellës gjatë seancës, ku po hidhej në votim marrëveshja e Demarkacionit.

““Ta q***** robt, ta q*****”, dëgjohet Veseli të thotë, pas hedhjes së gazit lotsjellës për të tretën herë.

Veseli tregoi pse shau ashtu. 

“Mas shumti njeriu e kuq vetë vetën. Që nga fillimi jam munduar të tregoj që fyeni sa të doni, por sa të jam unë kryetar i Kuvendit mos e çoni situatën aq rëndë. Ramizi e Flora kanë qenë në gjendje të rëndë. A din që mundesh me hi në gjynah me dikë, me ja shkatërru jetën. Unë kisha ndejë tri ditë në gaz lotsjellës, por kur u sheh në çfarë gjendje vjen njeriu shkaku i gazit.

Kur njerëzit e mij, këshilltarët e din saktë se kush e ka gazin lotsjellës e depërtoi aq lehtë, është shqetësuese pse nuk ndalet ai. Ka një dështim në këtë aspekt. Me deshtë, kurrgjë sun shtinë në Kuvend. Tri herë gjuajti gaz lotsjellës Xhelal Sfeçla. Hiç s’isha ndal. Kur nuk ki kulturë, kur nuk ki fytyrë e rrezikon jetën e njerëzve. Nuk ka aq burrëri”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat