Murat Meha e feston në një vend të veçantë kalimin e demarkacionit

Aktuale

Murat Meha e feston në një vend të veçantë kalimin e demarkacionit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:47
Murat Meha dhe Vlora Dumoshi

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale, njëherësh përpilues i raportit për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha ka marrë me gëzim lajmin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërshtetërore.

Ai së bashku me ish-shefen e stafit të kabinetit të Isa Mustafës, Vlora Dumoshin, shihen teksa festojnë me nga një got verë kalimin e demarkacionit në Uashington.

Meha po qëndron në SHBA ku është duke marrë pjesë në koherencën e bankës botërore për fuqinë e pronës.

Ndryshe, me 80 pro, 11 kundër, Marrëveshja mori dritën jeshile nga deputetët kosovar.

Ishin deputetët e LDK-së si dhe Adem Hoxha i Listës Srpska të cilët mundësuan që kjo çështje të marrë epilogun përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat