‘Po e lë më të shtrenjtën time’ – deputeti Labinot Tahiri vazhdon t’i argëtojë fansat edhe si politikan

Aktuale

‘Po e lë më të shtrenjtën time’ – deputeti Labinot Tahiri vazhdon t’i argëtojë fansat edhe si politikan

Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:10

Labinot Tahiri në maj të vitit 2017 kishte paralajmëruar se do e linte përfundimisht muzikën. Mori vendim që t’i hynte politikës dhe të linte anash artin që  e kishte ushtruar me vite të tëra. Por një gjë e  tillë nuk ndodhi. Deputeti i Kuvendit të Kosovës vazhdon të këndojë e argëtojë fansat e tij nëpër mbrëmjet  e ndryshme muzikore në Kosovë, e jashtë vendit.

Tahiri gjatë vitit të kaluar iu bashkua partisë së Behgjet Pacollit, Aleancës Kosova e Re (AKR). Kandidoi si deputet në listën e kësaj partie ku arriti të zë një ulëse në Kuvendit e Kosovës. Mori edhe pozitën e nënkryetarit aty, por nuk i zgjati shumë pasi dha dorëheqje pas disa mospajtimeve.

‘Sot, nuk kam dhe nuk mbaj asnjë përgjegjesi më si ‘zavendëskryetarë’, për arsye se nuk ka korrektesi në shumë sfera të saj. Prandaj, sot më datën 18 janar 2018, jap ‘DORËHEQEJE’ nga funksioni i partise vetëm në kryesinë qëndrore’, kishte shkruar Labinot Tahiri në Facebook.

Labinot Tahiri kishte thënë se qytetarët janë ata që i kanë kërkuar të futet në politikë, i bindur se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të fitojë besimin e qytetarëve të Ferizajt për të udhëhequr me këtë komunë.

Deputeti i AKR-së përkundër aktivitetit tij politik dhe humanitetit që e promovon nëpër rrjetet sociale, po vazhdon të merret edhe me muzikë.

Çdo ditë mund të shohim njoftime të ndryshme ku Labi paralajmëron mega mbrëmjet nëpër klube e njohura që frekuentohen nga qytetarët.

Madje gjatë javës së kaluar, përderisa po zhvillohej seanca e Kuvendit të Kosovës, Labi u shfaq nga fitnesi me një paralajmërim se po atë natë do të këndonte në lokalin e quajtur ‘Coco’.

“Fitnes me evladin – Shihemi sonte në COCO, megambrëmje”, ka shkruar ai mbi fotografinë e publikuar në Instastory.

Me antuzizëm Labi kishte paralajmëruar se po e linte më të shtrenjtën e tij dhe se i kishte  mbetur vetëm edhe pak kohë që të përshëndetej me muzikën.

“Familjar e ju publik i dashur, edhe pak kohë më kanë mbetur deri në fund të shtatorit që ta përshëndes gjënë më të shtrenjtë që kisha, Muzikën”, ka thënë Labi. Do e le me shume krenari, sepse forcen dhe vullnetin ma krijoj Zoti, per te vetmen deshire…! Deshiren që ta shoh pupullaten time të buzeqeshur dhe duke ua krijuarë një jetë me të mirë, e jo duke i lenë që të deshprohen edhe me shumë apo duke e mallkuar vendin tone me lloj-lloj padrejtesitë….! Unë tani jam ne listen e deputetëve qê të shkelë kemba ime në Parlamentin e KOSOVËS SE SHQIPËRISË.’’, ishin fjalët e Labinot Tahirit në Facebook.

Tahiri kishte thënë se politika nuk është profitabile sa muzika, por synon që nëpërmjet saj t’ua përmirësojë jetën qytetarëve të vendit.

Sidoqoftë, doli që profitin që kishte marrë nga kjo fushë, mos  ta ndërpresë përkundër premtimit që kishte bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat