Deputeti i VV-së, i vetmi që nuk e nderon himnin e Kosovës në Krushë

Aktuale

Deputeti i VV-së, i vetmi që nuk e nderon himnin e Kosovës në Krushë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 12:46
Vetevendosje

Pas Krushës së Madhe, përvjetori i 19 i masakrës që ndodhi mbi shqiptarët nga forcat serbe, është shënuar edhe në Krushë të Vogël të Rahovecit.

Atje për të nderuar sot të vrarët kanë shkuar numër i madh i qytetarëve dhe zyrtar të lartë shtetërorë, përfaqësues të kuvendit dhe kryetarë komunash.

Kur është intonuar Himni i Kosovës, ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, që e ka injoruar atë, duke mos u ngritur nga ulësja.

Nga të gjithë të pranishmit, ka qenë i vetmi Rexhaj, së paku aq sa shihet nga një video që ka siguruar klankosova.tv që nuk ka nderuar himnin shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat