Pacolli pret në takim shefen e diplomacisë austriake

Aktuale

Pacolli pret në takim shefen e diplomacisë austriake

Më: 26 mars 2018 Në ora: 14:52
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ne takim me kryediplomaten austriake, Karin Kneissl

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim kryediplomaten austriake, Karin Kneissl.

Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, me ç`rast pas takimit shefat e diplomacive të të dyja vendeve do të paraqiten në një konferencë për media.

Kneissl do të mbajë takime të ndara edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministren e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat