Ministri Berisha priti ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë

Aktuale

Ministri Berisha priti ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 14:15
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ferhat Dinosha

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, në Prishtinë, Ferhat Dinosha me bashkëpunëtorë.

Ata biseduan për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin në mes dy shteteve si dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet. 

“Ministri Berisha e njoftoi ambasadorin Dinosha edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Rëndësi të veçantë ministri i kushtoi bashkëpunimit ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën  Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve si dhe bashkëpunimin me ministritë e mbrojtjes të vendeve fqinje”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Dinosha falënderoi ministrin Berisha për pritjen si dhe e përgëzoi për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së.

Ambasadori me këtë rast shprehu qëndrimin zyrtar të qeverisë së Malit të Zi për mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, e kryesisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat