Sherifi: Opozita s’i ka 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Sherifi: Opozita s’i ka 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj

Më: 28 mars 2018 Në ora: 21:40
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për të ardhmen e Qeverisë Haradinaj, pas vendimit të Listës Serbe për largim nga koalicioni qeverisës.

Sherifi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “në aspektin formal, Lista Serbe duhet me shkrim ta informojë Qeverinë që nuk është pjesë më”.

Pastaj, sipas tij, partnerët e koalicionit mund “të shtrojnë debat mes vete se si të ecet më tej”.

Sherifi ka thënë se “Qeveria, nga momenti kur Lista Serbe ka deklaruar që s’është më pjesë, mund të konsiderohet e pakicës”.

“Qeveria s’i ka më 61 vota, por as opozita s’i ka 61 për ta rrëzuar qeverinë”, është shprehur ai.

“S’besoj që dikush i bashkon votat me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë, duke pasur parasysh motivet e Listës Serbe për të dalë nga qeveria”, ka deklaruar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat