Deputeti i LDK-së: Kryeministri ka mbetur duke i pyetur zëvendësministrat se cili po i merr vendimet

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Kryeministri ka mbetur duke i pyetur zëvendësministrat se cili po i merr vendimet

Nga: G.B Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:00
LDK

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq në Turqi nga shteti i  Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qeveria është për të të ardhur keq, ka mungesë të llogaridhënies, kontradikta në vendimmarrje, përcjell Bota sot.

Zemaj ka thënë se kryeministri ka mbetur duke pyetur zëvendësministrat se cili nga ta po i merr vendimet, qoftë për arrestim, qoftë tani për depërtim.

Postimi i tij i plotë:

Një qeveri e katandisur për të ardhur keq..
Mospërgjegjësi, mungesë të llogaridhënies, kontradita në vendimmarrje!!
Është mbete kryeministri duke i pyetur me rend të 70-të zvministrat se cili nga ta po i merre vendimet, qoftë për arrestim, qoftë tani për depërtim.

Nivel o nivel./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat