Familjarët besojnë se të arrestuarit janë ende në Kosovë

Aktuale

Familjarët besojnë se të arrestuarit janë ende në Kosovë

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:05
Bashkëshortja e mjekut të arrestuar Osman Karakaya, Fatma Karakaya

(E plotësuar) - Familjarët e gjashtë shtetasve turq që janë arrestuar dhe depërtuar në arrestuan dje dhe u depërtuan për në Turqi po vazhdojnë që qëndroj para Qeverisë së Kosovës, ku po presin që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të marr ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e familjarëve të tyre.

Bashkëshortja e drejtorit të institucioneve arsimore “Gulistan”, Mustafa Erdem, Nevin Erdem për KosovaPress ka deklaruar se përveç disa fotografive që kanë qarkulluar nëpër internet, ato nuk ka marr asnjë informacion nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Ajo tha se sot janë mbledhur para Qeverisë dhe po kërkojnë që të bisedojnë me kryeministrin e Kosovës, për t’u informuar për gjendjen dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Erdem: Asnjë institucion shtetëror nuk ka dhënë asnjë informacion

“Asnjë institucion shtetëror i Kosovës neve nuk na ka thënë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre, na kemi ardhur këtu me jap një kërkesë kryeministrit të Kosovës dhe me be një takim me të edhe me kërkua takim me të ose të paktën me bisedu me ta përmes telefonit  me ta”, tha ajo.

Bashkëshortja e doktorit, Osman Karakaya ka thënë për KosovaPress se bashkëshorti i saj nuk ka pasur të bëjë asgjë me grushtetin në Turqi, pasi që në atë periudhë ata ndodheshin në Kosovë.

Duke besuar në pafajësinë  e burrit të saj, Karakaya tha se nga institucionet e Kosovës kërkon lirimin e tij.

Karakaya: Kërkoj lirimin e tij

 “Pas këtij rasti më nuk kam marr ndonjë lajm prej tij, unë dhe fëmijët jemi shumë të brengosur. Na po kërkojmë takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ose me vikend nga suazat më të larta të shtetit edhe për shkak se jam e bindur se burri jem është i pafajshëm unë kërkoj lirimin e tij”, tha ajo.

E avokati i Cihan Ozkan, Leutrim Syla tha se Qeverisë së Kosovës i kanë dërguar një kërkesë për takim urgjent me Ramush Haradinaj me qëllim të marrin ndonjë detaj rreth gjendjes dhe statusit   të arrestuarve.

Syla: Ne besojmë se ata janë në Kosovë

“Në mënyrë që të na japin ndonjë informacion më të detajizuar se çfarë ka ndodhur dje pse ka ndodhur dhe cili është statusi tash i atyre që janë arrestuar dje, familjarët janë shumë të brengosur për gjendjen e tyre kurse ne si avokat jemi të brengosur për gjendjen e sistemit kushtetues dhe ligjor në Kosovë, për momentin jemi të njoftuar se kemi një arrestim të fshehtë, një lloj të kidnapimit të llojit të vetë dhe pastaj nuk kemi ndonjë informatë prej zyrtarëve se ku gjenden dhe çfarë ka ndodhur me ta...dhe le të shohim se çka do të ndodh tash e tutje a do të mund të ndalet deportimi i tyre për shkak se as nga organet turke  nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare se ata janë deportuar, por nuk ka deklaratë zyrtare e cila vërteton se ata janë deportuar nga ana e shtetit të Kosovës”, tha Syla.

Sipas avokatit Syla kushdo që e përkrah ekstradimin e shtetasve turk drejt Turqisë bënë shkelje të të drejtave të njeriut.

Syla tha se beson që kryeministri Ramush Haradinaj do i pret në takim përndryshe nëse refuzon të takohet me familjarët do të thotë se po shkel zotimet kushtetuese.

Familjarët e të arrestuarve kërkojnë takim me Haradinajn

amiljarët e pesë shtetasve turk që u arrestuan dje nga Policia e Kosovës të mbledhur para Qeverisë së Kosovës, po kërkojnë që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj me qëllim që të marrin ndonjë informacion për familjarët e tyre. Ata kanë nënshkruar një kërkesë për të pasur një takim me kryeministrin Haradinaj.

Bashkëshortja e mjekut të arrestuar Osman Karakaya, Fatma Karakaya  tha se bashkëshorti i saj nuk ka të bëjë fare me ndodhitë në Turqi pasi që ata që nga viti 2015 jetojnë në Kosovë. 

Ajo tha se kanë dal para Qeverisë dhe po presin takim me zyrtarë të shtetit të Kosovës.  Ndërsa, gruaja e drejtorit të institucioneve arsimore, Mustafa Erdem, Nevin Erdem tha për KosovaPress se që nga arrestimi nuk ka asnjë informatë për bashkëshortin e saj. Leutrim syla avokat i Cihan Ozkan tha se tani ata kanë dërguar një kërkesë që të takohen me kryeministrin pasi që familjet e të arrestuarve janë shumë të brengosur sepse nuk dinë asgjë për vendndodhjen dhe gjendjen e familjarëve të tyre. 

Ai tha se familjarët dhe avokatët janë të njoftuar vetëm për një arrestim të fshehtë të një lloj kidnapimi,  po kërkojmë takim për të ditur tutje se a do të ndaljet deportimi i të arrestuarve drejt Turqisë. 

Ai tha se çdo bashkëpunim për ekstradimin e këtyre të arrestuarve drejt Turqisë domethënë shkelje e të drejtave të njeriut.

Avokati Syla  beson që kryeministri Ramush Haradinaj do i pret në takim përndryshe nëse refuzon të takohet me familjarët do të thotë se po shkel zotimet kushtetuese.

Familjarët po presin shpejgime nga Kryeministri - besojnë që gylenistët ende nuk janë deportuar

Familjarët e gjashtë shteasve turq të arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, kanë mbetur rrugëve duke pritur informacione nga kryeministri, Ramush Haradinaj, se ku momentalisht mund të ndodhen ata.

Familjarët e gylenistëve besojnë se ata ende nuk janë dëbuar për në Turqi. Sipas tyre këta gjashtë shtetas truq ndodhën në Aeroport ose brenda Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.

Një takim ndërmjet avokatëve të këtyre familjeve dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të ndodh gjatë ditës së sotme.

"Na po kërkojmë takim me Kryeministrin Haradinaj, jemi te bindur se janë të pafajshëm edhe po kërkojmë lirimin e tij. Ne që nga dita e djeshme nuk dijme asjgjë për fatin e tyre, duam të dimë çka po ndodh me ta, ku ndodhen", thotë për Express bashkeshortja e Mustafa Erden, Nevin Erden.

"Dje kur ka dal prej shpisë 8:30 më nuk di asgjë për fatin e tyre, jane arrestuar prej Policisë së Kosovës, nga fotot që kanë qarkulluar në media shihet se situata nuk është e mirë. Po kërkojmë nga Haradinaj ë na tregojë për ta ose të na mundësojnë të bisedojmë me ta përmes telefonit", përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat