Ministria e Pal Lekajt, ka dhënë leje që aeroplani turk t’i marr gylenistët e arrestuar

Aktuale

Ministria e Pal Lekajt, ka dhënë leje që aeroplani turk t’i marr gylenistët e arrestuar

Më: 30 mars 2018 Në ora: 20:49
Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti i Prishtinës është përdorur në lehtësimin e procedurave për t’i deportuar për në Turqi 6 shtetasit turq të arrestuar, drejtues dhe profesorë të kolegjit "Mehmet Akif".

Deportimi u bë pak orë pas arrestimit të rrufeshëm të tyre në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë dhe Gjakovë.

Sipas Informatave të Televizionit 7 derisa aksioni po zhvillohej, avioni i Shërbimit Turk të Inteligjencës tashmë kishte ateruar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë në orën 07:30 minuta. I njëjti, besohet se është ngritur për të fluturuar drejt Stambollit në orën 10:00.

Por kush dha leje që ai të zbres në Prishtinë për t’i marr qytetarët turq, të arrestuar në mënyrë të dyshimt.

Është Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht Departamenti i Aviacionit, e cila është përgjegjëse për dhënien e lejeve për avionët që dëshirojnë të aterojnë në këtë aeroport.

Departamenti i aviacionit në këtë ministri përmes një përgjigje elektronike ka thënë për televizionin 7 se Ministria lëshon leje për fluturim, në bazë të ligjit për aviacionin civil.

Kjo procedurë është standarde për dhe aplikohet në të gjitha rastet e fluturimeve jot e rregullta “Ad Hoc” thuhet në përgjigjet e këtij institucioni.

Sipas tyre, Ministria e Infrastrukturës nuk lëshon leje për fluturime shtetërore (diplomatike, organeve të sigurisë apo ushtarake), dhe për këtë lloj të fluturimeve leje lëshojnë institucionet tjera.

Ende nuk dihet në çfarë cilësie ka ardhur avioni turk në Kosovë.

Por leja për një fluturim komercial për mëngjesin e të hënës ka shkuar e vulosur nga Ministria e Infrastrukturës, në Agjencinë e  Shërbimeve të Navigacvionit Ajror.

Ligjëruesi i shkencave politike në Paris, Nezir Krapi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka hedhur dyshimet se menaxhmenti i Aeroportit mund të jetë implikuar në komplotin e djeshëm.

“Nëse kidnapimi është kryer me avion, duhet t’i kërkohet llogari aeroportit (turk) të Prishtinës dhe t’i suspendohet liçensa e perdorimit për dhunim të hapësirës ajrore dhe rrezikim të rendit kushtetues. Duhet të dëbohet menaxhmenti i aeroportit nëse është implikuar në komplot.” Ka shkruar ai.

Përgjegjësi se si u dëbuan qytetarët turq përmes aeroportit ka kërkuar në Kuvendin   Kosovës edhe deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Glauk Konjufca tha në Kuvend se aeroporti është shndërruar në pistë të Erdoganit që Kosova t’i çojë qytetarët me thes në kokë në Turqi”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat