19 vjet nga masakra në Pastasellë

Aktuale

19 vjet nga masakra në Pastasellë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 08:31
Pastasellë

Masakra e fshatit Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera për rreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 17 vitesh figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur.

Për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri me tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat