Dalin fotot, Rama ndërmjetësues tek Erdogan? “Gylenistët” sjellin Thaçin në Tiranë

Aktuale

Dalin fotot, Rama ndërmjetësues tek Erdogan? “Gylenistët” sjellin Thaçin në Tiranë

Më: 3 prill 2018 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi erdhi në Tiranë për një vizitë jozyrtare, në qendër të së cilës mësohet se është marrëdhënie e ndezur mes Prishtinës dhe Ankarasë.

Vizita informale dhe dreka në një restorant të Tiranës, në fakt fshihte një çështje shumë më formale dhe të rëndësishme. Thaçi u takua për rreth një orë me Kryeministrin Edi Rama, i cili thuhet se ka marrë përsipër të bëjë ndërmjetësin për rekuperimin dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas ndalimit dhe ekstradimit të disa qytetarëve turq në Kosovë, që akuzohen nga autoritetet turke si gylenistë, pjesë e rrjetit që organizoi grushtin e shtetit në Turqi.

Rama dhe Thaçi kanë preferuar të takohen jo në zyrën e Kryeministrit, por pak metra më tutje, në ambientet informal dhe kokë më kokë.

Thaçi ka marrëdhënie të mira me Presidentin turk Erdogan dhe si President i Kosovës i cilësoi personat e depërtuar në Turqi si njerëz të përfshirë në aktivitete antiligjore, duke mbrojtur kështu dorëzimin e tyre pranë autoriteteve turke.

Kundër këtij veprimi ka dalë hapur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e shërbimit informativ, pasi nuk e kishin vënë atë në dijeni. Kjo e çoi në një përplajse ballore me Presidentin Turk, i cili në dy deklarata publike e ka kërcënuar se do të jepte llogari se përse mbështet gylenistët.

Në këtë mes, Edi Rama është ai që ka marrëdhënie të mira me të tre, Thaçin, Haradinajn dhe Erdoganin, duke u përpjekur kështu të rikthejë paqen jo vetëm mes dy aleatëve në Prishtinë, por edhe mes Kosovës dhe Turqisë.

Rama u takua pak ditë më parë me Erdogan në Stamboll.

Image

Rama takon Thaçin në Tiranë, në fokus protesta në Rrugën e Kombit

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim në Tiranë.

Takimi i cili ka qenë jashtë syrit të mediave është zhvilluar në një kafe pranë kryeministrisë dhe ka zgjatur disa minuta.

Mësohet se në qendër të takimit mes Ramës dhe Thaçit ka qenë situata e fundit, e cila lidhet me protestat që u zhvilluan në Rrugën e Kombit, për vendosjen e taksës prej 5 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat