Sherifi e pyet Halitin: Qysh je ndje kur të kanë mbajtur dy javë në Itali

Aktuale

Sherifi e pyet Halitin: Qysh je ndje kur të kanë mbajtur dy javë në Itali

Më: 4 prill 2018 Në ora: 18:47
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, duke e kundërshtuar mënyrën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosovë, e ka pyetur nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Haliti se si është ndje kur ishte arrestuar në Itali dhe ishte mbajtur dy javë.

Ai pohoi se nga Kosova dëbohen çdo vit rreth 300 qytetarë, por nuk kanë ngjashmëri me deportimin e gjashtë shtetasve turq, pasi qëndrimi i tyre nuk ishte ilegal në Kosovë.

“Xhavit qysh je ndje në Itali kur të kanë mbajtur dy javë, para se me shpëtuar nga angazhimi i miqve dhe avokatëve, e i krejt organizatës për të mos debu, mos me të ekstradu ty në Jugosllavi. Jugosllavia i ka pasur të bazuara akuzat kundër teje, ti mirë e din që i ka pas të bazuara, por fakti që ti ke qenë i rrezikuar fizikisht dhe jeta jote ka qenë e rrezikuar me iu nënshtruar torturës, ty nuk të kanë dorëzuar”, ka pohuar Sherifi.

Ai ka pohuar se ne jemi me popullin turk dhe me shtetin turk, dhe nuk bënë të merremi me politikanët turq në Kosovë, të cilët kanë të drejtë më marrë anë kah të duan, pasi gjeneza e krejt kësaj ka të bëjë me deklaratën e presidentit Thaçi në Ankara.

“Kjo i ka rrënjët e ka gjenezën të një fjali e famshme e presidentit, ju e dini mirë, meqë në Ankara e ka tha ‘kush është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë’. Dhe ne e dimë që kjo është ngjizë në atë konferencë për shtyp”, ka pohuar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat