“Të pastrohet politika nga mekanizmat e nëntokës”

Aktuale

“Të pastrohet politika nga mekanizmat e nëntokës”

H.Orana Nga H.Orana Më 7 prill 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë për disa zyrtarë të lartë të përfshirë në aferën Pronto. Madje sot, u përmend edhe emri i Presidentit Hashim Thaçi se mund të arrestohet së shpejti.

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, thotë se Kosova, nëse dëshiron të ketë perspektivë si shtet, ka vetëm një rrugë. T'i ndjekë dhe zbaton në mënyrë të pakompromis standardet e kërkuara nga Unioni Europian, në mënyrë që sa me parë që është e mundur, të futet brënda, duke u bërë pjesë e unionit.

Image
Leon Duhanaj

“Për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi, Unioni Europian, nuk la alternativë. Nëse dikush ka patur dhe ka ënde hamendje, atëherë ngjarjet e fundit do të duhej t'i shërbenin si reflektim. Si, në kohërat e vjetra, ashtu dhe tani, në pah po dalin aleancat famkeqe, të cilat për ne shqiptarët ishin gati sa edhe fatale. Aleanca riso-turke, nuk është asgjë tjetër përpos vazhdimësi e traditës së shekujve të mëhershëm që për trojet shqiptare sollën vetëm kob e ndarje”, thekson ai.

Duhanaj thotë poashtu se është e vërtetë se Unioni Europian ka rregulla të cilat për ne shpeshherë duken të rënda.

“Por, pikërisht falë këtyre rregullave që ata zbatojnë në vendet e veta edhe janë të fortë me demokraci dhe mirëqenie të zhvilluar. Prandaj, nëse dëshirojmë të aderojmë atje, atëherë duhet edhe t'i adoptojnë rregullat pa përjashtim. Në kuadër të këtyre rregullave, parësore është sundimi i rendit dhe ligjit. Askush nuk bën të qëndroj mbi ligjin. Për fat të keq, ne, edhe pse propagandojmë këto rregulla, me shumë preferojmë t'i zbatojmë vetëm me letra,  jo edhe me vepra. Që ligji të zbatohet pa kompromis, kërkohet të zbatohet ligji si ndaj një qytetari të rëndomtë ashtu edhe ndaj Presidentit”, thotë Duhanaj.

Ai thekson më tutje, se sipas të gjitha gjasave, pjesë e madhe e bartësve institucional, janë të zhytur ne vepra të kundërligjshme, pa përmendur zhvillimet e fundit që kanë rezultuar me shkelje edhe të Kushtetutës.

“Këndej, sa me parë, aq me mirë, duhet të bëhet pastrim i skenës politike nga mekanizmat e nëntokës dhe të angazhohemi drejtë instalimit të demokracisë së mirëfillt. Unë dua të bësoj fort që do të fillojnë akuzat dhe arrestimet për vepra kriminale, për korrupsion  e gjëra të shëmtuara të cilat janë bërë në kuadër të kin se qeverisjes”, ka thënë Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat