Kryeministri Haradinaj kërkon takim me protestuesit pas 40 minutash

Aktuale

Kryeministri Haradinaj kërkon takim me protestuesit pas 40 minutash

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:01
Ramush haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar shkurt një grup të ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, të cilët po protestojnë me kërkesat, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve.

Haradinaj u ka thënë protestuesve se është i zënë me një aktivitet dhe ka kërkuar prej tyre të mbajnë një takim pas 40 minutash, për të cilën gjë protestuesit janë pajtuar.

Ndryshe, kërkesat e protestuesve janë pastrimi i listave të veteranëve, njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës  vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po ua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat