Gecaj: Kjo është një huqje e madhe e Haradinajt

Aktuale

Gecaj: Kjo është një huqje e madhe e Haradinajt

Nga: N.H Më: 10 prill 2018 Në ora: 22:19
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një postimi ne Facebook thotë se deklarata e Haradinajt se katër serbët e “Ekipit Menaxhues” e përpilojnë statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, dhe çdo muaj e raportojnë në Bruksel është një huqje shumë e madhe për pozitën e kryeministrit të vendit, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, katër serbët asnjëherë nuk është paraparë ta përpilojnë statutin të vetëm, por në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Gecajt:

E tmerrshme, Ramush Haradinaj sapo tha në T7 se katër serbët e “Ekipit Menaxhues” e përpilojnë statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, dhe çdo muaj e raportojnë në Bruksel. Kjo është një huqje shumë e madhe për pozitën e kryeministrit të vendit. Katër serbët asnjëherë nuk është paraparë ta përpilojnë statutin të vetëm, por në bashkëpunim me institucionet e Kosovës (MAPL), OSBE-në dhe BE-në, dhe atë në Kosovë. Këta donë me na marrë në qafë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat