“Agim Ramadani, mrekulli nga zoti për Kosovën”

Aktuale

“Agim Ramadani, mrekulli nga zoti për Kosovën”

Më: 11 prill 2018 Në ora: 14:30
Akademia perkujtimore

(E plotësuar) - Beteja e Koshares dhe ajo e Pashtrikut treguan se UÇK ishte e gatshme për operacione ushtarake, fal të cilave u arrit dëbimi i ushtrisë serbe nga kazerma dhe shembja e gurit të kufirit që ndante tokat shqiptare.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të rënies së komandantit Agim Ramadani, e cila u mbajt nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit tradicional” Ditët e Shqipes 2018”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Agim Ramadani ishte njeri i vizionit politik dhe njeri i artit, i cili e dinte se Kosova nuk çlirohet pa luftë të armatosur.

Thaçi tha se janë krenarë që i takon brezit që themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila me vizion dhe përgjegjësi gjeti mbështetje nga bota demokratike.

Sipas tij pa luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa sakrificën e dëshmorëve Kosova nuk do të bëhej vend i lirë.

Thaçi: Pa luftën e drejtë të UÇK-së nuk do të ishte Kosova e lirë

“Pikërisht ky tipar i sakrificës, tipari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bënë më kuptim plotë emrin me të cilin po shënohet ky manifestim “Ditët e Shqipes”. Luftëtarët e Ushtrisë së Kosovës ishin sa ushtar po ashtu edhe komandant, sa oficer aq edhe prijës të betejave, këtu qëndron origjinaliteti dhe vula e veçantë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gatishmëria për sakrificë, por këtu qëndron edhe vlera e përgjithshme e vizionit dhe strategjisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që lidh betejat e Kosovës kudo në Kosovë. Pa luftën e drejtë të UÇK-së, pa sakrificën e dëshmorëve të lirisë pa përkrahjen e rezistencës gjithë qytetare, pa mbështetjen e botës demokratike Kosova nuk do të bëhej vend i lirë. Viti 2018 është vit i 19 vjetorit të çlirimit. Brenda këtij harku kohor Kosova ka shënuar transformim të jashtëzakonshëm. Një shoqëri e dalë nga shkatërrimi material, që përjetoi masakra, gjenoci d dhe dëbim, u rimëkëmb me sukses brenda një periudhe të transicionit”, tha Thaçi.

I pari i vendit theksoi se shembulli i komandantit legjendar Adem Jashari ishte përcjellë nga komandantët Fehmi Lladrovci, Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Shkëlzen Haradinaj, Agim Bajrami, derisa ky shembull u pasua pastaj edhe nga komandantët e betejës së Koshares, Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahaj.

Kreu i shtetit ka thënë se Epopeja e UÇK-së në Prekaz, Epopeja e Dukagjinit në Gllogjan, betejat në Zonat Operative të Drenicës, Llapit, Pashtrikut, Nerodimes, Shalës dhe Karadakut janë tërësia e qëndresës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se krenaria dhe kujtimi për të rënët për lirinë e vendit gjinden kudo që u zhvilluan beteja.

Haradinaj: Këta dëshmorë nuk u ndalën deri në flijimin e tyre

“Por na bën nder se sa unike dhe sa e veçantë është në Koshare, janë luftëtarët më të zot shqiptar të gjitha trojeve shqiptare e ka edhe të huaj dëshmorë, janë njerëz që kanë kaluar rrugë të gjatë jetësore në shërbim të atdheut, janë njerëz që i kanë kaluar edhe burgjet edhe persekutimet edhe përndjekjet edhe etiketimet por nuk kanë hequr dorë nga dashuria ndaj atdheut, janë njerëz që i kanë rezistuar edhe përçarjeve edhe thyerjeve edhe gjitha pengesave e nuk ka mundur kush me i ndal deri në vijën e parë të luftës deri në flijimin e tyre për atdhe. Këta njerëz i gjejmë sinonim i gjejmë të unifikuar pikërisht në tre emra që i shohim këtu e që nuk janë të vetmit por vërtet janë unik dhe që është Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahaj”, tha ai.

Në emër të brigadës 138 “Agim Ramadani” në këtë akademi përkujtimore foli edhe deputeti Anton Çuni i cili figurën e komandantit Agim Ramadani e cilësoi si një mrekulli nga zoti për lirin e Kosovës.

Çuni: Agim Ramadani është mrekullia nga zoti

“Si dëshmitar i atyre ngjarjeve unë mund t’iu them se zoti ka vazhduar të bëjë mrekulli , mrekulli e tij ishte Agimi, ai ishte dhuratë nga zoti. Agimi ishte mrekullia me të cilën u ndihmua dhe u shpëtuan fëmijë e pleq dhe mrekullia që ktheu dhe mrekullia që ktheu në luftëtar liri punëtor, mësues, bujq, fshatar dhe qytetar i bëri të gjithë tokë e i shkriu në një. Agimi ishte frymëzim  i dërguar nga lartë për neve që na përbuznin, vrisnin, djegin, masakronin e na dërgonin nëpër rrathët e ferrit”, tha ai.

Ai tha se Agim Ramadani la porosinë se vetëm të bashkuar do të jetojmë në paqe dhe vetëm kështu të bashkuar do të mund ta ruajmë dhe ta gëzojmë lirinë.

Në emër të familjes Ramadani, foli vajza e komandantit Agim Ramadani, Lorina Ramadani, e cila tha se babi i saj me kontributin e tij për lirinë e Kosovës bëri që emri i tij të kujtohet gjithmonë.

Ramadani: Bëni më të mirën për të ruajtur gjakun e derdhur për liri

“Babi përveç se ishte ushtar i lirisë, ishte edhe poet i dashurisë, piktor dhe artistë që nuk kursente vetën e sa kohën për t’i bërë të tjerët të duan lirin e shprehjes, të bukurën e artit dhe dashurinë ndaj lirisë që iu mungoj juve si gjenerata që u flijuat për të, dhe ne që po e paguajmë me dhimbjen e humbjes së prindit. Ne shpresojmë që ju si udhëheqës të shtetit dhe përgjegjës të amanetit të babit tim dhe shumë prindërve anë e kënd Kosovës do të bëni më të mirën për ta ruajtur atë gjak të derdhur dhe amanetin e shtetit ashtu siç  e dëshiruan dhe ëndërruan më të mirët tanë”, tha Ramadani.

Në këtë akademi përkujtimore për nder të 19-vjetorit të rënies së komandantit, Agim Ramadani u interpretuan vargje dhe këngë që përshkruan veprën e dëshmorëve të Kosovës.

Ndryshe, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan. Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.

Thaçi: Pa luftën e drejtë të UÇK-së, Kosova s’do bëhej vend i lirë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, e cila është edhe dita e rënies së heroit Agim Ramadani, të organizuar në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”.

Kreu i shtetit ka thënë se dy ditë më parë, me nderimet më të larta institucionale u shënua përvjetori i 19-të i njërës nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asaj të Koshares.

“Kosova kishte hyrë në fazën vendimtare të çlirimit. Aleanca më e fuqishme ushtarake e botës, NATO, dy javë më herët kishte filluar bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte kaluar nëpër shumë sprova, duke u treguar forcë e pamposhtur ushtarake dhe politike. UÇK-së iu kishin bashkuar jo vetëm pjesëtarë nga Kosova, por edhe nga trojet e tjera shqiptare dhe nga diaspora”, u shpreh presidenti.

Ai tha se thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm për mobilizim iu përgjigjen të gjitha kategoritë sociale, vullnetarë të shumtë, të rinj e të reja, burra e gra, ish-oficerë e atdhetarë që kishin pritur me padurim momentin për të kontribuar për lirinë e vendit tonë.

“Beteja e Koshares dhe ajo e Pashtrikut treguan më së miri se UÇK-ja ishte e gatshme për operacione ushtarake frontale. Kështu u arritën dy objektiva të rëndësishme dhe historike: dëbimi i ushtrisë serbe nga kazerma dhe shembja e gurit të kufirit, që për një shekull kishte ndarë tokat shqiptare. Edhe në betejat përgjatë kufirit, në Koshare dhe Pashtrik, doli në pah një parim universal i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënia e komandantëve në krye të betejave”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit theksoi se shembulli i komandantit legjendar Adem Jashari ishte përcjellë nga komandantët Fehmi Lladrovci, Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Shkëlzen Haradinaj, Agim Bajrami, derisa ky shembull u pasua pastaj edhe nga komandantët e betejës së Koshares, nga Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahu.

Image

“Me Agim Ramadanin u takova disa herë jashtë vendit dhe në Shqipëri, para dhe gjatë luftës. Ai ishte njeri i vizionit politik, njeri i artit, shëmbëlltyra e njeriut, ishte i pa parti dhe qëndrimi i tij ishte gjithmonë i qartë: Kosova nuk çlirohej pa luftë të armatosur. Me Sali Çekajn u takova në Shqipëri. Më herët kisha dëgjuar prej miqve të përbashkët për të, ishte jurist i shquar, njeri i urtë, por shumë i vendosur dhe luftën çlirimtare e shihte pa alternativë, për çka edhe punonte natë e ditë. Kam bërë udhëtime të përbashkëta me të dhe këto kujtime i kam gjithmonë të freskëta dhe me pietet të respektuara. Xhemajl Fetahun e takoja shpesh, qysh si nxënës ai ishte i dëshmuar për liri dhe pavarësi të Kosovës. Xhemajli kudo që ishte bashkonte dhe afronte njerëzit pa dallime politike. Ai kishte qëndrim të kristaltë politik dhe vendosmëri të çeliktë për çlirimin e Kosovës. Me bashkëluftëtarin tjetër Abaz Thaçin ishim rritur në një mjedis të përbashkët. Edukim patriotik, gatishmëri për sakrificë. Prandaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Abazi ra heroikisht për lirinë e Kosovës. Pikërisht ky tipar i luftës së UÇK-së e bën kuptimplotë emrin nën të cilin po shënohet ky manifestim, Ditët e Shqipes”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Luftëtarët e lirisë së Kosovës ishin sa ushtarë aq edhe komandantë, sa oficerë aq edhe prijës të betejave. Këtu qëndron origjinaliteti dhe vula e veçantë e UÇK-së, te gatishmëria për sakrificë. Por, këtu qëndron edhe vlera e përgjithshme e vizionit dhe strategjisë së UÇK-së që lidh betejat e zhvilluara kudo në Kosovë”, shtoi ai.

Presidenti ka thënë se Epopeja e UÇK-së në Prekaz, Epopeja e Dukagjinit në Gllogjan, betejat në Zonat Operative të Drenicës, Llapit, Pashtrikut, Nerodimes, Shalës dhe Karadakut janë tërësia e qëndresës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një dhe e vetme.

“Prandaj e themi me krenarinë më të lartë të vërtetën e madhe: jemi krenarë që i përkasim brezit që themeloi, organizoi dhe zhvilloi guerilen më të suksesshme të shekullit njëzet - Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jemi krenarë që kjo organizatë politike dhe ushtarake, me vizion dhe përgjegjësi, gjeti mbështetje tek bota demokratike”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai theksoi se pa luftën e drejtë të UÇK-së, pa sakrificën e dëshmorëve të lirisë, pa përkrahjen dhe rezistencën gjithë qytetare, pa mbështetjen e botës demokratike, Kosova nuk do të bëhej vend i lirë.

“Viti 2018 është vit i 19 vjetorit të çlirimit. Brenda këtij harku kohor Kosova ka shënuar transformim të jashtëzakonshëm. Një shoqëri e dalë nga shkatërrimi material, që përjetoi masakra, gjenocid dhe dëbim, u rimëkëmb me sukses brenda një periudhe të tranzicionit. Me vendosmëri dhe përkushtim, Kosova eci drejt procesit të pashmangshëm të pavarësisë”, u shpreh Thaçi.

Presidentit theksoi se qytetarët tanë, institucionet dhe shteti i Kosovës, pas realizimit të objektivit themelor – çlirimit, pas shpalljes së pavarësisë, tash kanë synimin e tretë madhor, integrimet euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat