Policë të Kosovës me pensione të Serbisë

Aktuale

Policë të Kosovës me pensione të Serbisë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 14:36
Ilustrim

Pas procesit të integrimit të pjesëtarëve të MUP-it serb dhe strukturave tjera paralele, Qeveria e Serbisë do të ndajë pensione edhe për një kategori të pjesëtarëve të policisë së Kosovës të nacionalitetit serb.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se përfitues të këtyre pensioneve do të jenë të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës të nacionalitetit serb dhe që punojnë në rajonin e veriut, ndërsa nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e MUP-it ose e strukturave tjera paralele.    

Sipas këtyre burimeve, aplikimi për policët e interesuar tashmë ka filluar dhe do të zgjasë dy javë, ndërsa e tërë kjo po bëhet me qëllim për t’ju nënshtruar urdhrave të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat