Diskutojnë për shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Aktuale

Diskutojnë për shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 14:41
Lidhja e Prizrenit

Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), u mbajt takimi me delegacionin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), në kuadër të zbatimit të Protokollit të bashkëpunimit në mes të dy akademive.

Në këtë takim u bisedua për realizimin e pikave të Protokollit të bashkëpunimit të ndërsjellë, në mënyrë të veçantë për përgatitjet rreth Konferencës shkencore, kushtuar  shënimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që është evenimenti kryesor, i cili do të organizohet në Kosovë.

Po ashtu u diskutua edhe për organizimin e Konferencës shkencore, në kuadër të shënimit të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që do të mbahet në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat