“Qeveria e matrapazëve e paska degraduar deri në fund të pusit, Halil Matoshin”

Aktuale

“Qeveria e matrapazëve e paska degraduar deri në fund të pusit, Halil Matoshin”

Nga: A.S Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:28
Bajram Gecaj

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj është shprehur kritik ndaj Halil Matoshit, këshilltarit të kryeministrit, Ramus Haradinaj.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Gecaj ka shkruar se Halil Matoshi qenka infektuar dhe degraduar degraduar deri në “fund të pusit” nga qeveria e sekserëve dhe e matrapazëve.

Ky është komenti i tij i plotë:

HALILI I TJETËRSUAR

Si duket qeveria e sekserëve e matrapazëve nuk lë askend pa prekë. Virusi i kësaj qeverie pamëdyshje paska infektuar dhe e paska degraduar deri ne “fund të pusit” edhe Halil Matoshin. Halili tani përdorë gjuhën e njëjt ofenduese të cilën e dëgjon çdo ditë në ambientin dhe klikën që e rrethon, duke mos i kursyer as miqtë e tij të gjeneratës.

Halilit i kisha thënë edhe më herët se nuk i priste sëpata në një vend asnjëherë, por nuk e kisha pritë kurrë të përulte veten e tij deri në masë dhe deri në këtë nivel vetëm për hir të karrigës! Halili e di mirë se, në mungesë të argumenteve, të padijshmit përdorin ofendimin si alternativë, edhe pse ty nuk të kisha perceptuar aq të padijshëm, së paku jo më heret.

Argumentet i ballafaqojmë kur të duash, por mos harro se ishte mu shefi yt ai i cili kishte deklaruar se Kosova ishte shumë e vogël për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, ndërsa tani i ka ra “pishman”. Po të njëjtën e kishte thënë edhe për ligjin e demarkacionit, të cilin më vonë, pasi mori pushtetin, e pranoi me të dy duart hapur. Mos u nis të lutem nga rrethi yt kur të perceptosh të tjerët. Dhe krejt në fund, mos u nervozo shumë o Halil se plakesh shpejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat