Cakaj: Asociacioni i vlefshëm nëse suspendohen strukturat e Serbisë në Kosovë

Aktuale

Cakaj: Asociacioni i vlefshëm nëse suspendohen strukturat e Serbisë në Kosovë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 22:16
Gent Cakaj

Studiuesi dhe filozofi Gent Cakaj e ka konsideruar Asociacionin e Komunave Serbe, të dale nga marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë ne Bruksel, si çështje të mbyllur.

“Sa i përket mundësisë se rinegocimit të Asociacionit të Komunave Serbe, me marrëveshje të Brukselit është e parashtruar se Gjykata Kushtetuese është arbitër final për asociacionin. Kjo çështje duhet të konsiderohet si çështje e mbyllur”

Sipas Cakajt implementimi i marrëveshjes për asociacionin tregon edhe për rrugën evropiane t Kosovës.

“Në realitetin politik evropian trajtimi i minoriteteve në këtë formë është i preferuar. Në vende të polarizuara politikisht përdoret veçanërisht. Në praktikë evropiane trajtimi i veçantë i minoriteteve nuk mund të lidhet as me hegjemoni politike as me diçka tjetër”

“Nuk mund të pyesim a jemi për asociacioni apo jo. Marrëveshja e asociacionit nuk është e pavlefshme apo e pashmangshme. Përgjigja nuk mund të jetë po dhe jo. Duhet të pyesim se çfarë raporti dëshirojmë të kemi me BE-në”.

“Nuk është e rëndësishme vetëm përmbajtja e tekstit por edhe prapavija kontekstuale e marrëveshjes”

Gjate intervistës në Zonën B në Klan Kosova, Cakaj ka vlerësuar se para implementimit të marrëveshjes për asociacionin duhet të plotësohen disa kushte.

“Implementimi i asociacionit është i vlefshëm nëse paraprakisht suspendohen strukturat e Serbisë në Kosovë. Ajo çka është esenciale në zbatimin e marrëveshjes së asociacionit është suprimimi i pa ekuivokë i te gjitha strukturave të Serbisë në Kosovë”

“Marrëveshja mund të ketë zbrazëti, mirëpo praktikisht ky ka qenë horizonti i të mundshmes. Mendoj se Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë pika definitive e dialogut Kosovë-Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat