Dëshmitarët thonë se nuk janë ankuar për njehsorët ‘Kohler’

Aktuale

Dëshmitarët thonë se nuk janë ankuar për njehsorët ‘Kohler’

Më: 12 prill 2018 Në ora: 00:06
Gjykimi për njehsorët "Kohler"

Në gjykimin për njehsorët e tipit “Kohler” në cilësi të dëshmitarëve u dëgjuan Hakif Muqolli, Qemajl Pozhegu e Sabit Berisha.

Dëshmitari Hakif Muqolli rrëfeu për njehsorin elektrik për të cilin tha se i ishte djegur pasi që KEK-u ua kishte ndërruar vendin njehsorëve duke i zhvendosur nga shtëpia në shtylla.

Për njehsorin e djegur tha se ka qenë i tipit “Kohler”.

Në lidhje me këtë njehsor dëshmitari tha se shpenzimet i kishin ardhur më të mëdha.

“Me këtë njehsorin që e kanë vendosur në shtyllë dhe që është djegur kanë qenë shpenzimet me të mëdha. Kërkesa ime në KEK ka qenë pasi që është djegur njehsori sepse në momentin e djegies së tij ne nuk kemi pasur rrymë”, deklaroi dëshmitari.

Ndërsa, mbrojtësi i Avni Alidemajt, avokati Besnik Berisha, e pyeti dëshmitarin se a është e vërtetë që fatura me njehsorin digjital i kishte ardhur më e lartë se ajo me atë “Kohler”.

“Në bazë të faturave që ne i kemi del që maksimumi që ke paguar ti për këta 14 muaj për këtë orë ka qenë 50 euro. A mundet me qenë e saktë? Ndërsa me këtë orën e re që e ke, këtë digjital, del se maksimumi që e ke paguar me të del 55 euro”, e pyeti dëshmitarin avokati Berisha.

Gjë për të cilën dëshmitari u shpreh se kjo mund të jetë për faktin se në ata muaj atij i kanë ardhur për vizitë djemtë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Ndërsa dëshmitari Sabit Berisha kur u pyet në lidhje me një deklaratë të tij të cilën e kishte dhënë në polici u shpreh se ai nuk ka pasur dijeni për shpenzime më të mëdha apo jo të njehsorit të tipit “Kohler” dhe se për të dëshmuar ishte ftuar nga policia të cilët i kishin shkuar në shtëpi, madje ai deklaroi se më shumë ka shpenzime tani që i është ndërruar njehsori elektrik se sa që ka pasur me njehsorët e tipit “Kohler”.

“Kjo që e kanë ndërruar po harxhon më shumë se ajo. Tani po paguaj 25-26 euro ndërsa me atë tjetrën kam paguar 16-17 euro”, deklaroi dëshmitari.

Kurse dëshmitari Qemajl Pozhegu gjatë dëshmisë së tij deklaroi se me aq sa di ai në këtë seancë është ftuar për faktin se në ndërtesën të cilën ai e ka ndërtuar dhe jeton, të gjithë njehsorët elektrikë në atë ndërtesë janë të regjistruar në emër të tij.

“Në fakt ju nuk e keni idenë se sa kanë qenë shpenzimet e atyre banesave në të cilat ju nuk keni banuar, nuk i keni matë shpenzimet”, e pyeti dëshmitarin avokati Berisha, gjë të cilën e pohoi dëshmitari duke shtuar se ai nuk i ka matur shpenzimet as kur kanë qenë njehsorët mekanikë e as ata digjitalë, shkruan kallxo.

Dëshmitari u shpreh se në lidhje me këtë rast gjykata është dashur që t’i ftojë vetë shfrytëzuesit/shpenzuesit e energjisë elektrike dhe se ai është shfrytëzues i vetëm një banese në atë ndërtesë përveç lokalit për të cilin tha se ka qenë subjekt i ankesës për të cilin deklaroi se ai e merr direkt faturën, dhe se shfrytëzues për këtë lokal është Shkodran Zhitia.

Madje dëshmitari tha se ai nuk ishte ankuar fare por që një hetues policor e kishte telefonuar dhe e kishte ftuar të dëshmonte.

“Në telefon më ka thirr një polic hetues dhe ai më ka thënë me ardhë me dëshmu ti sepse “turqit na kanë vjedh”, dhe ti me ardhë me dëshmu se dikush është ankuar prej këtyre banoreve”, deklaroi dëshmitari.

Më pas trupi gjykues vazhdoi me procedurën e administrimit të provave me ç’rast kërkoi nga mbrojtësit dhe të akuzuarit që t’i paraqesin mendimet e tyre në lidhje me provat të cilat Prokuroria i ka paraqitur në aktakuzë dhe të cilat janë të propozuara nga ana e prokurorit që të administrohen si prova.

Në lidhje me këto prova mbrojtësi i të akuzuarës Vjollca Ajvazi, avokati Feriz Gërvalla si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Avni Alidemaj, Besnik Berisha, u deklaruan se e kundërshtojnë propozimin e prokurorit që në cilësi të dëshmitareve të mos ftohen të dëshmojnë ekspertët nga Holanda, të cilët e kanë bërë ekspertizën mbi saktësinë e matjes se njehsorëve të tipit “Kohler”, por që si provë të administrohet vetëm raporti i ekspertizës, kurse mbrojtësi i Drita Hamitit, avokati Granit Vokshi u shpreh se në lidhje me këtë propozim të prokurorit do ta njoftojë Gjykatën jashtë shqyrtimit gjyqësor me shkresë të veçantë.Aktakuza ndaj Vjollca Ajvazit, Drita Hamitit dhe Avni Alidemajt u ngrit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës më 6 tetor 2015.

Në këtë gjykim, ish-drejtori i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tanimë i ndjeri Blerim Sokoli, është akuzuar se në bashkëveprim dhe duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, u ka mundësuar palëve të interesit KEDS dhe atyre “Kohler” të përfitojnë dobi në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas aktakuzës, pasi që dy zyrtarët e Metrologjisë Vjollca Ajvazi dhe Drita Hamiti kanë shqyrtuar dokumentacionin për miratimin e lejimit të tipit të njehsorit elektrik digjital të prodhuesit “Kohler”, Sokoli ka pranuar që ta licencojë në mënyrë të kundërligjshme njehsorin elektrik digjital të tipit “AEL. TF.04-1” të firmës “Kohler” nga Turqia.

Vjollca Ajvazi akuzohet se në mënyrë të paligjshme i rekomandoi Sokolit lejimin e këtij tipi të njehsorit, ndërsa Drita Hamiti ngarkohet se i ndihmoi Ajvazit për këtë rekomandim.

Në aktakuzë thuhej se të akuzuarit e dinin se këta njehsorë matnin në mënyrë të pasaktë.

kshi u shpreh se në lidhje me këtë propozim të prokurorit do ta njoftojë Gjykatën jashtë shqyrtimit gjyqësor me shkresë të veçantë.

Për administrimin apo jo të këtyre provave të propozuara nga ana e prokurorit Hivzi Bajraktari, trupi gjykues në krye me gjyqtarin Shashivar Hoti, deklaroi se do të vendos në seancën e ardhshme gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat